Monday, November 7, 2016

Propolisi - Sa e njihni?



Propolisi

Material nga:
Bimë Mjekësore

Përshkrimi: Forma e tij origjinale është në gjendje të ngurtë dhe pak ngjitës. Karakterizohet edhe nga një aromë shumë e fortë. Ai përpunohet dhe kthehet në gjëndje të lëngshme për përdorim më të lehtë.
Forma e papërpunuar e propolisit.

Kjo substancë rrëshinore është përdorur si antiseptik që në kohën e Aristotelit rreth viteve 350 p.e.s. Grekët e lashtë e kanë përdorur për të kuruar ulçerat e ndryshme, çistet, blisterat etj. Asirianët e kanë përdorur për të kuruar plagët dhe tumoret, Egjiptianët për mumifikim. Ende sot përdoret gjerësisht si në mjekësinë konvencionale, fitoterapi, etj.


Burimi i tij janë bletët: ato e mbledhin rrëshirën nga plagët dhe zonat e dëmtuara të pemëve në periudhën kur nuk ka nektar dhe polen. Ato e përpunojnë dhe veshin me këtë rrëshirë muret e brendshme të folesë së tyre për ta mbrojtur nga dëmtuesit dhe parazitët e ndryshëm (bakteret, kërpudhat, etj).

Vetitë antiseptike:
Propolisi përmban rreth 165 elemente kimike natyrale. Gjendet në sasi të vogla edhe në mjaltë, dhe është i vështirë për t`u grumbulluar dhe i kushtueshëm. Vetitë e tij, kanë qenë subjekt i shumë publikimeve, të cilat derivojnë nga flovonoidet që ai përmban. Këto komponime e ndihmojnë trupin të luftojë kundër një sërë infeksionesh (bakteriale, virale, mykotike). Ai është një antibiotik i fuqishëm i cili nuk i mbart efektet negative të ilaçeve të zakonshme farmaceutike dhe mikrobet nuk mund të fitojnë imunitet ndaj tij (siç ndodh për shembull me antibiotikët të cilët nëse përdoren për një kohë të gjatë nuk bëjnë më efekt pasi bakteriet bëhen imune ndaj tyre). Falë të gjitha vetive të tij të njohura dhe të panjohura ende sot, ai përdoret në mënyrë shumë efikase kundër infeksioneve të ndryshme të traktit respirator, si edhe për të forcuar mbrojtjen imunitare në tërësi.
Përdoret kundër tuberkulozit dhe infeksioneve të tjera të shkaktuara nga baktere, viruse (si p.sh. rrufa, H1N1, gripi, ftohja, viroza të ndryshme). Kundër mykut dhe protozoarëve. Kundër kancerit të hundës dhe fytit, problemeve gastro intestinale duke përfshirë Helikobakter pilorin. Përdoret edhe si agjent anti-inflamator dhe antioksidant. Përdoret gjithashtu edhe direkt në plagë, për shpëlarje goje në raste ndërhyrjesh kirurgjikale, ose për trajtimin e djegieve të lehta.

Propolis në formën origjinale (i ngurtë) dhe propolis i përpunuar në gjendje të lëngshme. 




Propolis të përpunuar (në gjendje të lëngshme) gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore mundësuar nga Firma Arbëria.


Ju mirëpresim!





No comments:

Post a Comment