Monday, November 7, 2016

Acid refluks ose Gerd




Material nga: Bimë Mjekësore



 

Shkaktohet si pasojë e dobësimit të sfinkterit që lidh stomakun me ezofagun. Kjo valvul hapet për ta lejuar ushqimin të hyjë në stomak e më pas rikthehet në pozicionin fillestar. Në rastin e refluksit, valvula ka humbur forcën e saj për t`u rimbyllur duke bërë të mundur që acidet gastrike të rikthehen në ezofag. Për pasojë personi ndjen djegie si edhe shumë simptoma të tjera. Përmbajtja e lëngshme e stomakut rikthehet lart në esofag. Nëse kjo gjë ju përsëritet më shumë se dy herë në javë, atëherë ju vuani nga refluksi.

Shkaku:

Disa nga shkaktarët më të zakonshëm janë konsumimi i kafes, ushqimeve shumë të yndyrshme, pikante, ushqimeve të skuqura, pirja në sasi të mëdha të çajit, alkooli, etj. Njerëzit agresiv ose hiperaktiv janë më të prirur se të tjerët. Faktorë të tjerë janë puna me orë të zgjatura sidomos gjatë natës, ngrënia në orare të papërshtatshme dhe e çrregullt, pijet alkoolike dhe ato të gazuara. Marrja në doza të larta të antibiotikëve ose e qetësuesve të ndryshëm gjithashtu ndikojnë negativisht.

Simptomat:

-Djegie e cila ngjitet lart në gypin e ezofagut, ndjesi e cila shfaqet poshtë manubrium sterni.
-Rikthim i përmbajtjes gastrike në gojë
-Gëlltitje e vështirë ose e shoqëruar me dhimbje
-Dhimbje kraharori
Disa mund të përjetojnë shqetësime pulmonare të tilla si asëm, kollitje, inflamacion të kordave vokale shoqëruar me ngjirje, gulçim, etj.

Këshilla në lidhje me regjimin ushqimor dhe mënyrën e jetesës:

-Shmangni çajrat, kafen, pijet e gazuara dhe ato alkoolike
-shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato të fermentuara
-shmangni përdorimin e hudhrës, xhinxhërit, qepës, domateve dhe uthullës në gatime
-shmangni salcat e forta si dhe ushqimet e tharta, të kripura dhe ato pikante.
-gjiza duhet të shmanget në mënyrë strikte
-vaktet të konsumohen në ambjent të qetë dhe shlodhës dhe në intervale të rregullta.

Receta:

            Përgatisni një përzierje me sasi të barabarta të:
Kopër, rrënjë likuiricja, gjethe borziloku dhe fara koriandri të gjitha pudër. Të merret nga një lugë çaji nga kjo përzierje bashkë me një lugë çaji sheqer të kuq 15 min para drekës dhe darkës.
            Përzieni sasi të barabarta të sheqerit të parafinuar, koprës dhe kardamon i gjelbër, të gjitha në pluhur. Shtoni një lugë çaji nga kjo përzierje me një gotë qumësht të ftohtë dhe konsumojeni sa herë ju përsëritet refluksi.

No comments:

Post a Comment