Monday, August 1, 2016

Aprovuar nga Sirenat


Maskë për Fytyrën dhe Trupin me alga deti. 

Një maskë e shkëlqyer aprovuar nga Sirenat e bukura të detit. 


E çfarë mund ta bëjë më të bukur lëkurën tonë më të bukur nëse jo algat, bimët e detit? Nëse duam tonifikim, shkëlqim dhe rigjallërim të saj, algat janë ndër më idealet.

Përzieni në sasi të barabarta:
1 lugë kafeje me chlorellë
1 lugë kafeje me spirulinë
1 lugë kafeje me seaweed (të gjitha pluhur)
Shtoni ujë derisa të përftoni një masë perfekte kremoze dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Për të arritur një maskë trupi (pjesën e këmbëve, barkut apo gjoksit) masa duhet të jetë me lugë gjelle, gjithmonë në sasi të barabarta.

Maska mbahet deri 15 minuta e më pas shpëlahet me ujë të vakët e në fund të ftohtë.

Efektet. Algat kanë cilësi të larta tonifikuese. Ato mbi të gjitha forcojnë indet dhe kryejnë efekt drenazhi tek zona e këmbëve ku grumbullohet edhe celuliti. Nëse e aplikoni 2 herë në javë në zonën e barkut, ai do të jetë më i tonifikuar dhe më i zvogëluar pas 1 apo 2 muajsh.


Provojeni dhe na shkruani përshtypjet. 



No comments:

Post a Comment