Thursday, August 18, 2016

Të lexuarit rrit inteligjencën


Për një jetë më të shëndetshme, gjeni një vend të qetë dhe lexoni libra.


A young girl reading. Painting by: Jean-Honoré Fragonard 

Të lexuarit lidhet me një sërë të mirash shëndetësore, jo vetëm mendore por edhe fizike. Në fakt një studim i ri publikuar në gazetën ''Social Science & Medicine'' parashtroi se lexuesit e librave jetojnë mesatarisht 2 vjet më gjatë se ata që nuk lexojnë. Njerëzit duhet të lexojnë të paktën 30 minuta në ditë në mënyrë që të jetojnë më gjatë dhe me një mendje më të shëndetshme. 
Studimi është bërë me njerëz të të gjitha racave, gjinive, nivelit edukativ, gjendjes ekonomike, punësimit etj. Pra tek të gjithë, të lexuarit funksionon njësoj.


Të lexuarit pakëson stresin, rrit aftësinë për kuptuar të tjerët dhe për t'i ndarë ndjenjat me ta.




Kërkimi i udhëhequr nga neuropsikologu David Lewis dhe kolegët e tij nga Universiteti i qytetit Sussex në Angli, paraqitën faktet se të lexuarit është një antistres i fuqishëm. Të lexuarit vepron shumë më mirë se alternativa të tjera si muzika, të biseduarit apo një filxhan çaji. 
Nivelet e stresit ulen me 68% pas të paktën pas 6 minuta leximi. Të humbasësh veten në një libër është antistresi më i mirë.

Ndërkohë që lexoni mendja juaj është plotësisht e shkëputur nga jeta e përditshme, shqetësimet dhe problemet tuaja e sidomos e shkëputur nga ankthi, ndërkohë që muskujt kanë tendencën të qetësohen dhe mendja imagjinon atë çka lexon.
Studjuesit shtojnë se të lexuarit përmirëson funksionimin e trurit dhe kjo gjendje vazhdon edhe disa ditë pasi keni lexuar. 

Dr. Gregory S. Berns,  drejtor i  ''Emory University's Center'' për neurologjinë, tregoi për ''Huffington Post'':
"Minimumi mund të themi se të lexuarit e historive narrative, rikonfiguron lidhjet e trurit për të paktën disa ditë. Kjo tregon sesi historitë qëndrojnë me ne për disa kohë. Kjo mund të ketë ndikim të madh tek fëmijët dhe roli i të lexuarit në formimin e trurit të tyre është shumë i fuqishëm.

Gjithashtu të lexuarit, na zgjeron një aftësi që njihet si ''teoria e mendjes'', e cila është aftësia për të kuptuar gjendjen mendore të të tjerëve dhe rrit empatinë.
Një studim i prezantuar në ''Pediatric Academic Societies'' shpalosën se çfarë i ndodh trurit të fëmijëve kur ju u lexoni atyre libra.

Duke përdorur skanera për trurin, kërkuesit gjetën se t'u lexosh libra fëmijëve që në moshë fare të hershme, aktivizon disa zona të trurit përfshi këtu ''
occipital lobes'', e lidhur kjo me pamjet vizive (figurat dhe imagjinata) dhe ''parietal lobes'', të cilat i ndihmojnë ata në të kuptuarit e gjuhës. 
Rosa and Bertha Gugger 1883 by Albert Anker (1831-1910)

Dr. John S. Hutton, i cili punon në një qendër Spitalore fëmijësh në Ohio, tregoi për Reuter:

''Një nga aspektet më intriguese, aktivizimi më i madh ishte pjesa vizuale "occipital lobe'' … Një pjesë shumë të rëndësishme luan imagjinata se ç'po ndodh me historinë. 
Këta fëmijë kanë më shumë eksperiencë në të ''shikuarit çfarë po dëgjojnë''... Prindërit duhet domosdoshmërisht t'u lexojnë fëmijëve madje edhe duke diskutuar historinë me ta e duke shkuar edhe përtej asaj që shkruhet. Pra imagjinata luan një rol thelbësor.

Të marësh parasysh që të lexuarit nuk kushton fare ndërsa librat kushtojnë shumë pak, është një shtysë më tepër për t'i nxitur prindërit t'u lexojnë fëmijëve. Për më tepër është argëtuese dhe për ju. Kjo do t'i ndihmojë fëmijët në fazën parashkollore e më pas edhe në fillimet e shkollës, për të studjuar më mirë dhe për të qenë më të përqëndruar. Zakonisht, fëmijëve që u lexohet kur janë shumë të vegjël, kanë rezultate më të larta kur fillojnë shkollën e më tej pasi inteligjenca e tyre është shumë herë më e lartë. 

Të mira të tjera përfshijnë:

Zhvillon gjuhën dhe fjalorin (aftësinë për t'u shprehur më mirë, për të lidhur fjalitë dhe mendimet e tyre më mirë).

U sjell motivim, imagjinatë, kuriozitet dhe kujtesë më të mirë.

Të lexuarit i ndihmon shumë fëmijët t'i kalojnë më me personalitet gjendjet e stresit apo vështirësitë.

U dhuron fëmijëve një fjalor shumë të pasur që vështirë se mund ta gjesh në rrjete sociale apo faqe online.

I ndihmon dhe i mëson të dëgjojnë (pra të jenë të duruar ndërkohë që dëgjojnë).

U rrit përqëndrimin.


Uthull molle dhe mjaltë, eliksiri i mëngjesit.

Ndërkohë që uthulla e mollës e vetme është një tonik i përsosur i organizmit, kombinuar me mjaltin ai shndërrohet në një mrekullibërës për shëndetin tonë. Të konsumosh uthull molle përzier me mjaltë në mëngjes sjell të mira fantastike.
Të mirat shëndetësore:
  1. Efektiv për humbje peshe.
  2. Pakëson inflamacionet.
  3. Përmirëson sistemin tretës.
  4. Lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe pakëson dhimbjet e artritit.
  5. Ndihmon në lehtësimin e refluksit. 
  6. Përmirëson pamjen e lëkurës. 
  7. Eliminon erën e keqe të gojës.
  8. Mënyrë shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
  9. I jep energji trupit.
  10. Pakëson kolesterolin dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

    Receta:

    1 gotë ujë
    1 lugë çaji me mjaltë organik të cilësisë së parë (një mjaltë jo cilësor do të shkatërrojë gjithë recetën).
    2 lugë çaji me uthull molle cilësore

    Pijeni esëll në mëngjes e më pas konsumoni vaktin e parë të ditës.

    Në rast se po vuani nga ndonjë ftohje dhe rrjedhje hundësh, mos i fshini hundët me letra të gatshme (as të thata as nga ato të lagurat), por lagni një shami pambuku me uthull molle dhe përdoreni. Uthulla e mollës në këtë rast parandalon mikrobet të shtohen e të bllokojnë hundët. Uthulla përmban potas dhe acid acetik të cilat shërbejnë për të lehtësuar këtë gjendje.

    Uthulla e mollës ju ndihmon edhe për të lehtësuar ngërçet. Mjafton vetëm pak masazh për t'u ndjerë më mirë.

Cilësinë më të mirë të uthullës së mollës e gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.


Monday, August 15, 2016

Mjalti riparon......

Përkthyer nga Bimë Mjekësore

Mjalti riparon ADN'në.


Glyfosati, organofosfori dhe insekticide si chlorpirifos mund të shkaktojnë dëmtim të ADN'së dhe kancer, në personat e ekspozuar vazhdimisht ndaj këtyre pesticideve. Polifenolet të cilat gjenden tek frutat dhe perimet, janë parë si molekula antioksidative dhe mbrojtëse ndaj organizmit të njeriut. Mjalti i cili përmban polifenole (për shkak të ushqyerjes së bletëve nga bimët dhe lulet) është vlerësuar si një mbrojtës potencial kundër pesticideve që sjellin genotoksicitetin (helmimin dhe transformimin gjenetik).

Ekstraktet e mjaltit nga burime bimore mbrojnë njeriun nga shkatërrimi i AND'së madje e riparon atë në rast se është dëmtuar. Pesticidet dhe kimikatet ndërhyjnë dhe deformojnë gjenetikën njerëzore. Dëmtimi i gjentikës sjell dëmtim madhor në bronke dhe qelizat nervore (neuronet) e trurit të cilat trashëgohen nga brezi në brez. Në ekperimentet e bëra, mjalti ka përmirësuar dhe riparuar ADN'në tek njerëz të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj pesticideve në mënyrë kronike, të vazhdueshme. Pra konsumimi i mjaltit organik (të paktën 50 gramë në ditë për dy javë rrjesht) mbron njeriun nga kanceri i mushkrive, si edhe nga dëmtimi qelizor nervor. Mjalti riparon dëmtimin gjenetik dhe rikthen në gjendje normale ADN'në, dëmtim i cili vjen si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj pesticideve dhe kimikateve.  

Të gjitha qelizat e trupit dhe organizmit tonë, mjalti i kthen në nivele normale të paktën pas 2 javësh konsumim të majltit organik (mjaltë lulesh e bimësh). Mjalti njihet për përmbajtjen e polifenoleve mbrojtëse të shëndetit tonë, duke përfshirë flavonoide të ndryshme si: kempferol, quercetin, luteolin dhe apigenin. Ai gjithashtu përmban një antioksidant unik shumë të rrallë siç është chrysin, i cili është i përqëndruar tek poleni i luleve dhe nektari i tyre, dhe shumë i vështirë të gjendet diku tjetër përveçse tek to. Përdorni mjaltin organik në vend të çdo ëmbëlsuesi tjetër por sigurohuni mire që ai të jetë 100% natyral përndryshe harrojini gjithë këto të mira.

US national Library of Health
National Institute of Health.



Saturday, August 13, 2016

Argjil bentonit në shputa dhe ja rezultatet që do të keni

A ju ka shkruar ndonjëherë në mendje të bëni maska me argjilë tek shputat?


Nëse jo, mësojeni që kjo është mënyra më e mirë dhe më efikase për të detoksifikuar trupin dhe organet tona jetike. Në këtë rast argjila tërheq toksinat nëpërmjet poreve dhe nxit qarkullimin e gjakut. Ndërkohë që ju prisni dhe relaksoheni shtrirë, ajo bën më së miri punën e saj.

 Argjili bentonit përmban kalcium.

Sekreti shkencor pas kësaj metode qëndron në faktin se argjili jeshil ka përmbajtje ionike dhe cilësi të thella shëruese e kurative. Argjla natyrale ka një ngarkesë negative e cila aktivizohet kur argjila zbutet me ujë. Kjo ngarkesë negative ka cilësi përthithëse, duke u shndërruar në ione pozitive tamam si magnet. Pra ionet negative shndërrohen në ione pozitive të cilat ngjiten dhe përthithen nga molekulat e argjilës jeshile. Argjila përthith toksinat, metalet, helmet, papastëritë dhe kimikatet që grumbullohen nën lëkurë. Përveç ioneve, ajo çliron edhe mineralet e sidomos kalciumin e saj në mëynrë që trupi ynë t'i përdori në dobi të saj.

Për këtë trajtim na duhen vetëm 2 përbërës:

1. Argjilë jeshile natyrale
2. Ujë i pastër


Pajisjet:

1. Tas bambuje ose qelqi (jo enë metalike)
2. Lugë plastike ose druri (jo metalike)


Përzieni në sasi të barabarta (1 + 1) ujë dhe argjilë jeshile, dhe lyeni shputat. Qëndroni shtrirë duke lexuar një libër apo duke dëgjuar muzikë për 30 minuta ndërkohë që këmbët relaksohen. Pas 30 minutash shpëlani këmbët me ujë bollshëm dhe fshijini me një peshqir shumë të butë. Do të shihni që edhe shputat do të jenë më të buta pasi maska ka bërë edhe punën e eksfolimit (skrabit).


Argjilë jeshile gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore
Adresat:

1. Tiranë - Dyqani 
Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

2. 
Bimë Mjekësore Durrës - Produktet Arbëria. Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 10:00-20:00.


Provojeni dhe na shruani përshtypjet tuaja :)

Ju mirëpresim :)


Tuesday, August 2, 2016

Si të përgatisim Aromatizues ambjenti në shtëpi

Si të përgatisim Aromatizues ambjenti në shtëpi me vaj Esencial dhe degëza peme.
E shëndetshme dhe efikase.


Ja hapat dhe mënyrën që duhet të ndiqni:


Foto credits: Bimë Mjekësore 


Materiali u përgatit nga Bimë Mjekësore 



Monday, August 1, 2016

Pse tradita më e lashtë është kthyer në trendin më të ri të bukurisë


Përse kjo traditë kaq e lashtë e Mesopotamisë, është kthyer në trendin më të ri të bukurisë në këto kohë moderne?


Trëndafili, eliksir bukurie në të gjitha kohërat, ka qenë për gratë një nga simbolet kryesore të dashurisë dhe bukurisë. Dhe jo më kot. Ato që kanë vlera nuk janë vetëm aromat e trëndafilit, por edhe vetitë e tij për lëkurën dhe shëndetin të cilat njerëzit e hershëm i kanë ditur mirë. Që nga mbretëresha Kleopatra e derit tek Mikelanxhelo (të cilët thuhet se pinin një filxhan çaji me ujë trëndafili), kjo lule magjike ka bërë një rrugë shumë të gjatë. Në lashtësi pirja e ujit të trëndafilit shërbente për të larguar stresin, dhimbjet e kokës, të përzierat në stomak apo edhe tretjen e ngadaltë. 


Sot në kohët moderne, trëndafilin jemi mësuar ta dëgjojmë në tonikë fytyre, locione për trupin, apo kremëra të ndryshëm. Lista e të mirave fillom me trajtimin e akneve e mbaron me skuqjet e acarimet e lëkurës, djegien nga dielli, rinimin dhe hidratimin e saj.

Si ta përgatisni?

Mjafton të zhytni disa petale trëndafili në një enë me ujë të ngrohtë dhe t'i lini atje për 15-30 minuta, të mbuluar mirë.Trëndafilat duhet të jenë aromatikë (jo trëndafila të kultivuar në mënyrë artificiale). Pasi të ketë kaluar minutazhi, filtrojeni ujin dhe përdoreni sipas dëshirës suaj. Nëse do ta pini, shtoni pak mjaltë dhe pak akull.

Nëse doni ta përdorni për lëkurën atëherë lyeni tamponë pambuku dhe aplikojeni direkt në lëkurë. Ruajeni në shishe qelqi të mbyllur mirë, në frigorifer, për ta përdorur edhe në ditët në vazhdim.


Për kremëra fytyre dhe trupi me vaj esencial Puro të petaleve të trëndafilit, ju mirëpresim në dyqanin Bimë Mjekësore.



Aprovuar nga Sirenat


Maskë për Fytyrën dhe Trupin me alga deti. 

Një maskë e shkëlqyer aprovuar nga Sirenat e bukura të detit. 


E çfarë mund ta bëjë më të bukur lëkurën tonë më të bukur nëse jo algat, bimët e detit? Nëse duam tonifikim, shkëlqim dhe rigjallërim të saj, algat janë ndër më idealet.

Përzieni në sasi të barabarta:
1 lugë kafeje me chlorellë
1 lugë kafeje me spirulinë
1 lugë kafeje me seaweed (të gjitha pluhur)
Shtoni ujë derisa të përftoni një masë perfekte kremoze dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Për të arritur një maskë trupi (pjesën e këmbëve, barkut apo gjoksit) masa duhet të jetë me lugë gjelle, gjithmonë në sasi të barabarta.

Maska mbahet deri 15 minuta e më pas shpëlahet me ujë të vakët e në fund të ftohtë.

Efektet. Algat kanë cilësi të larta tonifikuese. Ato mbi të gjitha forcojnë indet dhe kryejnë efekt drenazhi tek zona e këmbëve ku grumbullohet edhe celuliti. Nëse e aplikoni 2 herë në javë në zonën e barkut, ai do të jetë më i tonifikuar dhe më i zvogëluar pas 1 apo 2 muajsh.


Provojeni dhe na shkruani përshtypjet.