Wednesday, July 27, 2016

Si të bëjmë akullore në shtëpi

Akullore shtëpie me vaj kokosi dhe banane

Super e shëndetshme, super e shijshme.


 Receta:

Për karamelin:

3 lugë gjelle vaj kokosi
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë gjelle mjaltë
1/8 lugë çaji sodë buke
¼ lugë çaji kripë

Për akulloren:

4 banane të mëdha, të prera në copa të vogla dhe të ngrira
½ gotë qumësht i paskremuar
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle vaj kokosi
2 lugë çaji ekstrakt vanilje ose kanellë
Mund të shtoni arrë moskat dhe arra, sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Karameli: Në një tigan në zjarr mesatar, shkrimë vajin e kokosit. Shtojmë në të sheqerin dhe mjaltin dhe i lëmë të vlojnë derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. E heqim nga zjarri, shtojmë sodën dhe kripën.

2. Akullorja: Në një mikser hedhim bananen e ngrirë, qumështin, mjaltin, vajin e kokosit dhe vaniljen derisa të përftojmë një masë homogjene dhe kremoze. Në fund shtojmë arrat. Hedhim masën në një enë drejtkëndore dhe e hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Mbi të përhapim me kujdes karamelin duke formuar zig-zage. E vendosim akulloren në ngrirje për rreth 2 orë.



 Provojeni dhe na shkruani rezultatet :)


No comments:

Post a Comment