Wednesday, January 27, 2016

Si të nxisim kolagjenin në mënyrë natyrale


Çfarë është kolagjeni, përse na shërben dhe si të nxisim rritjen e tij pa qenë nevoja për injeksione.



Kolagjeni është një lloj Proteine natyrale pjesë përbërëse e lëkurës sonë. Ajo bashkëvepron me Keratinën, edhe kjo Proteinë që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e ndryshme e sidomos nga stresi, i cili ka shumë fuqi në shkatërrimin e qelizave të lëkurës. Keratina është përbërësi kyç i shtresës së jashtme të lëkurës sonë. Këto proteina i sigurojnë lëkurës forcën dhe elasticitetin e duhur. Kur jemi të rinj kemi prodhim kolagjeni të bollshëm për lëkurën dhe trupin. Ja pse fëmijët dhe të rinjtë kanë lëkurë të adhurueshme. Me kalimin e viteve prodhimi i kolagjenit bie duke bërë kështu që lëkura të humbasi freskinë.


Rritja e kolagjenit mund të bëhet në mënyrë natyrale nëpërmjet ushqimit dhe masazhit. Nëse ne i përkushtohemi një diete të balancuar, nuk do të kemi nevojë për injeksione të kushtueshme dhe për më tepër me mënyra jo-natyrale.

Pjesa më e madhe e trajtimeve kozmetike kimike tepër të kushtueshme ju premtojnë se përmbajnë kolagjen, por ato përmbajnë kolagjen dhe elastinë të prodhuara në laboratore kimike, të cilat janë në përbërje shumë të trasha dhe si pasojë është e pamundur që të përthithen nga lëkura. Këto produkte artificiale do të qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës, duke mos depërtuar e duke mos bërë asgjë për lëkurën tuaj.

Kolagjeni ndodhet në shtresën e dytë të lëkurës, që quhet derma. Këto qeliza janë të lidhura me njëra - tjetrën përreth dermës. Për të ruajtur dhe për të nxitur rritjen e tyre në vazhdimësi në ndihmë na vjen natyra me këto ushqime:

1. Soja. Qumështi dhe djathi i sojës përmbajnë një element që quhet ''genistein''. Prania e këtij elementi i jep produkteve të sojës përmbajtjen e kolagjenit për të cilën ne kemi nevojë. Ky element bllokon enzimat që kanë tendencën të shkatërrohen dhe që bëhen shkak për plakjen e lëkurës.

2. Perimet & frutat me ngjyrë të errët.
Këto janë të shkëlqyera për të nxitur rritjen e kolagjenit. Konsumoni spinaq, kale dhe ''cabbage'' çdo ditë. Ato janë të pajisura me lutein, një antioksidant i shkëlqyer. Ne kemi nevojë për 10 mg në ditë për të pasur rezultatet që duam (e barabartë me 4 oz. spinaq ose 2 oz. kale). Studimet e fundit franceze vërtetojnë se këto do të rrisin elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, si edhe do të luftojnë rudhat. Konsumimi i rregullt i spinaqit, kales, shpargujve (asparagus), të gjitha të pasura me Vit C, do të forcojnë trupin dhe aftësinë e tij për të prodhuar kolagjen e për ta përthithur këtë Proteinë në mënyrë sa më efektive.

3. Familja e fasuleve. Fasulet ndihmojnë për të prodhuar një substancë anti - moshë shumë Vitale. Kjo substancë quhet ''Hyaluronic acid''. Shtoni të paktën 2 lugë gjelle në ditë për çdo ditë në tavolinën tuaj.

4. Frutat & Perimet e kuqe. Prania e ''lycopenesl'' në frutat e kuqe, i bën këto ushqime shumë të dobishme në prodhimin e kolagjenit. Domatet, specat e kuqe, piperi i kuq, panxhari i kuq, karrotat dhe patatet e kuqe, duhet të jenë pjesë e tavolinës çdo ditë, sado pak në sasi. Kërkimet & Studimet e ''Dr Ronald Watson'' në Universitetin e Arizona's, vërtetojnë se antioksidantët që gjenden në perimet / frutat e verdha, të kuqe dhe jeshile, madje sigurojnë edhe mbrojtje Uv në shtresat e lëkurës. Konsumoni 6 vakte të vogla me përmbajtje perimesh e frutash të tilla.

5. Acidet OMEGA. Acidet yndyore Omega-3, Omega-6, Omega-9, krijojnë një ambjent perfekt për rritjen e kolagjenit në lëkurën tonë, peshku, toni dhe salmoni janë të këshillueshme 1 ose 2 herë në javë, Farat e Linit dhe vaji i tyre për tu përdorur çdo ditë.

LINI është më i pasuri me Omega-3 dhe më i shëndetshmi (më i pasur se peshku, toni dhe salmoni). Qelizat e lëkurës janë të mbështjella me një shtresë yndyrore natyrale Omega-3 të cilën e përmban bima e Linit. Sa më shumë ne të konsumojmë farat dhe vajin e linit, aq më shumë forcohet kjo shtresë e qelizave tona. Sa më shumë të forcohet kjo shtresë, aq më e shëndetshme dhe e re është lëkura jonë. Përdoreni esëll në mëngjes, në sallatëra, në smoothie, mos e lini pa përdorur asnjë ditë të vetme.

6. Të gjitha ushqimet e pasura me Vit C dhe Vit A
. Këto vitamina e mbajnë të lartë nivelin e kolagjenit. Vitamina A bashkëvepron shumë mirë me sulfurin. Konsumoni ullinj me ngjyrë të errët, selino, kastraveca të freskët, patate të pjekura (jo të skuqura), si edhe karrota.

7. Çokollata (kakaoja origjinale, e papërpunuar, e papërzier)
. Studimet e kryera në gjermani, vërtetojë se çokollata 100% natyrale është shumë e mirë për lëkurën pasi përmban sasi të lartë antioksidantësh.

8. Avokadot. Përveç konsumimit të vazhdueshëm, një mënyrë shumë e mirë e nxitjes së kolagjenit, është edhe aplikimi i maskave me avokado. Avokadot janë të pasura me steroide të cilat ndihmojnë në pakësimin e skuqjeve dhe shenjave të moshës. Këto ndihmojnë në rinimin dhe rigjallërimin e lëkurës, si edhe në përmirësimin e lëkurës së dëmtuar nga radikalet e lira. Është e vërtetuar shkencërisht se avokadot nxisin rritjen e kolagjenit dhe rrisin proporcionin e kolagjenit në dermën e lëkurës.

Për çfarë na duhet tjetër kolagjeni?

Përveç lëkurës, Kolagjeni gjendet edhe tek kockat tona, kyçet, flokët, thonjtë dhe kudo ndërmjet këtyre që përmendëm. Siç e thamë më lart, Kolagjeni është një lloj proteine shumë e rëndësishme e cila lidh të gjitha indet e lëkurës, pra e mban atë elastike dhe të re. Epiderma dhe derma janë plot me kolagjen. Kolagjeni gjendet në të gjithë trupin tonë dhe shërben gjithashtu për të mbajtur të gjitha qelizat të lidhura me njëra-tjetrën, në të gjitha organet, gjëndrat, kockat, truri, si edhe tek mëlçia dhe mushkritë.

15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Pa kolagjenin ne nuk do të jetonim, do të shpërbëheshim.

Por duke qenë se me kalimin e moshës dhe viteve prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie, një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj. 
Kolagjeni në formë tabletash sinetetike nuk është i efektshëm. Në pjesën më të madhe ato nuk absorbohen nga organizmi duke u akumuluar në mëlçi e duke u kthyer në lëndë toksike. Pra metodat moderne janë automatikisht të pasuksesshme, thjesht komercializëm, fitim.

Ushqim i mirë do të thotë kolagjen i bollshëm e rrjedhimisht edhe kontroll dhe përmirësim mbi këto sëmundjeve:

1. Artritit.
2. Sëmundjeve të zemrës.
3. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
4. Plakjes së parakohshme të organizmit në përgjithësi.


Sekreti kyç që duhet fiksuar mirë në mendje është se, ne duhet t'i sigurojmë çdo ushqim trupit tonë, në mënyrë që ai të funksionojë në maksimumin e tij. Investoni në shumëllojshmërinë e ushqimeve më shumë se në çdo gjë tjetër! Asgjë nuk është më e rëndësishme se ushqimi sidomos organik.

Nxitja e kolagjenit të lëkurës (pra rritja e qelizave të reja) dhe rinimi i lëkurës, mund të arrihet edhe nëpërmjet vetë-masazhit ose masazhit profesional. Të paktën 5 minuta çdo mëngjes dhe mbrëmje të gjithë mund ta praktikojmë. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe kjo funskionon shumë mirë për rritjen e qelizave të reja. Bëni kujdes që masazhin ta praktikoni vetëm me vajra dhe kremëra bimorë cilësorë (vaji i kokosit dhe ai i farave të rrushit janë specifikë për nxitjen e kolagjenit). Bimë Mjekësore ju ofron produkte të cilësisë së parë për të arritur rezultatet që dëshironi.


1 comment: