Friday, December 11, 2015

Si të bëjmë NUTELLA në shtëpi

Sigurisht që jemi kundër konsumimit të Nutellës së gatshme pasi ka një sërë përbërësish jo të shëndetshëm, kështu që në vend të saj po ju japim një recetë të cilën mund ta përgatisni vetë në shumë pak minuta. Mjafton të blini përbërësit bazë natyralë e të papërpunuara dhe mund të konsumoni sa të dëshironi pa pasur frikë nga pesha apo sëmundje si diabeti etj etj.
Përbërësit që na duhen:

200 – 300 gramë lajthi

1 filxhan kafeje me sheqer të kuq të bluar (jo sheqer të bardhë të përpunuar)

½ filxhan kafeje me kakao pluhur të papërpunuar --> blije këtu
2 lugë gjelle me vaj kokosi të papërpunuar --> blije këtu
1 lugë gjelle me vaj lajthie të papërpunuar -->  blije këtu
1 lugë çaji vanilje natyrale (jo industriale / jo sintetike)

Pak kripë

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 375 gradë Fahrenheit. Vini për të pjekur lajthitë, në një letër alumini, për 12-15 minuta (derisa të marrrin ngjyrë disi të artë). Pasi të piqen hiqini nga furra, lërini të ftohen dhe pastaj hidhini në mixer (grirëse elektrike).

2. Grijini mirë lajthitë e pjekura derisa të shihni që po bëhet si krem.

3. Shtoni atje sheqerin (më parë bluajeni sheqerin e kuq). Shtoni vajin e kokosit & lajthisë, kakaon, vaniljen dhe kripën. Përziejni mirë derisa masa të lidhet e të bëhet kremoze.


4. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni me kapakun të mbyllur mirë. Kjo reziston 1 muaj.
Shijojeni recetën dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)


No comments:

Post a Comment