Friday, September 11, 2015

Mënyra natyrale për të lehtësuar hipertiroidizmin

Material ndihmës nga: Bimë Mjekësore



Këto janë disa këshilla ndihmëse por kurrsesi mos lini pas dore vizitat tek mjeku specialist dhe këshillat e tij mbi ushqimin, regjimin dhe kujdesin e duhur.  Mjeku mund të personalizojë dietën & regjimin e duhur në bazë të analizave individuale.
 
Hipertiroidizmi është një gjendje hiperaktive e gjendrës tiroide. Në raste të tilla gjendra tiroide prodhon sasi të tepruar hormonesh dhe në disa raste kjo gjendje quhet edhe ''thyrotoxicosis''.  Kjo gjendje karakterizohet nga sasi e tepruar e hormonit të tiroides që përçohet në gjak. Gjendra tiroide është një organ shumë kritik në trupin e njeriut. Ai ka formën e futurës dhe është përgjegjës për sekretimin e hormoneve më të rëndësishme (esenciale). Këto hormone kanë rol kyç në të gjithë sistemin fizik përfshi këtu, edhe atë metabolik.

Pa u lodhur me terma dhe fjalë të tepërta, po ju listojmë disa nga ushqimet më të mira që mund të lehtësojnë këtë gjendje, si edhe këshilla të tjera praktike.

Tërshëra.
Tërshëra renditet e para në këtë listë. Një nga drithërat më të mira që ndihmojnë për të tejkaluar lodhjen dhe mbingarkesën e tepruar që shkaktohet pikërisht nga mbiprodhimi i hormonit të tiroides. Tërshëra renditet edhe një nga ushqimet më të mira që shërben si tonik nervor, që në këtë rast është shumë e nevojshme.

Bari i bletës (ndryshe njihet si lemon balm).
Kjo bimë renditet e dyta si ndër më të mirat për të qetësuar gjendjen e hipertiroidizmit. Ekstrakti dhe çaji i kësaj bime, ulin mbiprodhimin e hormonit të tiroides dhe forcojnë iminutetin.

Kalcium dhe Vitaminë D.
Hipertiroidizmi mund të ketë shumë ndikim tek kockat. Nëse nuk e kuroni si duhet ai mund të arrijë deri aty sa të hollojë kockën. Ju duhet të merrni doza të caktuara të Kalciumit dhe Vitaminës D për t'u mbrojtur nga rreziku i ostoporozës.

Dietë e pasur me magnez.
Magnezi luan një rol kyç në trajtimin e këtij problemi dhe në mbajtjen sa më të shëndetshme të gjendrës tiroide. Konsumoni fruta, perime dhe drithëra të cilat janë të pasura me magnez.  Gjeli i detit, Kosi natyral, Lakrat, Spinaqi, Panxhari, Patatja e kuqe, Pjeshkat, Dardhat, Frutat e pyllit, Rozmarina, Mentja, janë shumë të këshillueshme.


 Çfarë të shmangni.

Shmangi ushqimet e përpunuara, sheqerin e bardhë, bukën e bardhë, orizin dhe makaronat e bardha, kafen, alkoolin, ushqimet me bazë gluteni. Këto produkte përkeqësojnë gjendjen duke prekur direkt gjendrën tiroide dhe pankreasin.

Flini mjaftueshëm.
Jepini vetes orët e duhura për të bërë një gjumë të qetë e të mjaftueshëm. Kjo do t'ju ndihmojë të jeni më rezistentë gjatë ditës dhe të mos ndjeni shumë këputje.

Largoni stresin.
Stresi përkeqëson çdo lloj gjendje në këtë botë.  Stresi kronik sjell të gjitha problemet, po ashtu edhe përkeqësimin e gjendjes tiroide.

Bëni ushtrime rregullisht.
Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mbajnë trupin të shëndetshëm.  Sipas këshillave të mjekut tuaj, mund të ndiqni edhe mësime yoga.


Mos u ekspozoni shumë në ambjente të mbingarkuara me toksina / helme. 
Bëni sa më shumë shëtitje në ajër të pastër.
Mos flisni shumë gjatë në telefon pasi dihet që rrezatimi i tyre është i dëmshëm jo vetëm për trurin por edhe për gjendrën tiroide.


Kujdes!
Mos përdorni kurrsesi ilaçe pa këshillën e mjekut specialist.



No comments:

Post a Comment