Wednesday, September 30, 2015

Chlorella - Alga magjike që po çudit studjuesit

Chlorella - phylum Chlorophyta

Çfarë është chlorella, çfarë të mirash sjell ajo në organizmin dhe trupin tonë?

Material shkencor përzgjedhur dhe përkthyer nga: Bimë Mjekësore




Chorella është Algë njëqelizore e veçantë, në ngjyrë të gjelbër. Chlorella përmban pigmentin e gjelbër fotosintetik – Klorofilin – a dhe b, në kloroplastin e tij. Nëpërmjet fotosintezës ajo shumohet lehtësisht dhe me shpejtësi, duke pasur nevojë vetëm për dioksid karboni, ujë, dritën e diellit dhe disa minerale.  

Chlorella është një ushqim tepër i fuqishëm pasi është i pasur me Proteina dhe Vlera të tjera esenciale. Kur gjethet e saj thahen, vlerat e saj ushqyese shndërrohen në:  45% Proteinë, 20% yndyrë (yndyrë natyrale esenciale e dobishme dhe e vlefshme për organizmin), 20% karbohidrate, 5% fibra dhe 10% Minerale dhe Vitamina të cilat janë:

Beta-karotene (Vitaminë A), 
Vitaminat B Kompleks Vit B1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin ose nicotinic acid), B5 (Pantothenic acid), B6 (pyridoxine, pyridoxal, pyridoxamine), B7 (biotin), B9 (
acid folic), B12 (cyanocobalamin ose methylcobalamin), si edhe Mineralet; Hekur, Magnez, Zink, Selen dhe Amino Acide shumë të nevojshme për mirëqënien tonë. 

Ja pse ai quhet një Ushqim Perfekt dhe i lakmuar ose më saktë Super Ushqim.

Chlorella u zbulua në 1890-ën nga një mikrobiolog Hollandez, e më pas u studjua nga shkencëtarët gjermanë dhe u vlerësua si një burim i fuqishëm Proteinash. Pas luftës së dytë botërore NASA vazhdoi studimet lidhur me vlerat e saj dhe e vlerësoi atë si një ushqim të rëndësishëm për astronautët.

Aktualisht ende po çudit të gjithë studjuesit e botës për vlerat që mbart dhe të mirat e dobitë që sjell. Në Angli përdoret për të ndihmuar të sëmurët me kancer. Ndërkohë për njerëzit e shëndetshëm është një parandalues shumë i mirë sëmundjesh dhe fuqizues i organizmit. Nadia Brydon, terapiste në një qendër të grave të sëmura me kancer, shkruan: ''Shumë prej nesh konsumojnë ushqim të shpejtë të dendur me kalori boshe dhe me mungesa vlerash ushqyese. Dhe nuk është çudi që të jemi gjithë kohën të pafuqishëm, të lodhur e të sëmurë''. Nadia Brydon e konsideron chlorellën si një ushqim tepër të rëndësishëm e të domosdoshëm për mirëqënien shëndetësore.

Chlorella është një burim i shkëlqyer i magnezit.

Magnezi është një nga Antidepresantët natyralë që na ndihmon të luftojmë stresin. Ai është i përfshirë në 300 ''detyra'' të organizmit tonë. Magnezi ruan mirëfunksionimin e zemrës, muskujve, nervave dhe kockave.  Ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak, hipertensionit, dhe përfshihet në shndërrimin e sheqerit në energji dhe proteinë. Mënyra më e mirë për të përfituar magnezin është nëpërmjet klorofilit i cili gjendet tek perimet dhe algat e gjelbra, dhe chlorella ka mjaftueshëm prej saj, thekson Nadia Brydon.

Eksperimentet kanë vërtetuar se ajo shton probiotikët (bakteriet e mira),  muret e saj qelizore përthithin toksinat nga sistemi gastro-intestinal dhe inkurajon relaksimin e muskujve të zorrëve duke parandaluar kështu konstipacionin. Në të njëjtën kohë parandalon edhe depërtimin e toksinave në gjak (pra nuk lejon që gjaku të përthithi përsëri toksina).

Por jo vetëm Mjekësia Alternative i mbështet cilësitë e kësaj Alge çudibërëse.
Prof. Randall Merchant, Profesor i Neurokirurgjisë dhe Anatomisë, në Universitetin  e Commonwealth-it në Virginia, është përfshirë në studimet e tumoreve të trurit, pasojave nga traumat psiqike dhe hemoragjive cerebrale. Në  1986-ën, ai filloi kërkimet dhe studimet laboratorike për të vërtetuar nëse Chlorella vërtet rriste imunitetin tek pacientët e prekur nga sëmundjet e lartpërmendura.
"Magjepsëse," është mënyra sesi ai i shpjegon rezultatet. Unë nuk i bëja tumoret të zhdukeshin nga truri, pra unë nuk kuroja kancerin, por ajo (chlorella) rriste imunitetin e pacientëve e kështu i bënte më rezistentë ndaj infeksioneve të mundshme.  Që atëherë, Prof. Merchant vazhdon studimet dhe ka vërtetuar që Chlorella ndihmon në sëmundjet dhe problemet kronike si; fibromialgjia (lloj reumatizme), koliti ulçeroz, përmirëson tretjen e ushqimit dhe ul masat dhjamore, parandalon ftohjet, dhe kontrollon hipertensionin. Në provat e para që bëri me pacientët, rezultoi një qetësi e menjëhershme e disave prej tyre. Lidhur me hipertensionin rezultati ishte më i thellë. Rreth 50% e tyre, tensioni u ul në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu, në vitin 2008 ai vërtetoi se chlorella ul edhe nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Pra ai kontrollon mrekullisht mirë edhe diabetin.

Chlorella ka cilësi Antioksidative (antiplakje)

Ajo përmban Beta-karotene (Vitaminë A), E , C, K, Zink dhe Selen të cilat veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet e radikaleve të lira. Radikalet e lira janë molekula ose atome të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakje duke ''vjedhur'' elektrone nga qelizat me të cilat vihen në kontakt. Ato formohen kur oksigjeni ndërvepron me molekula të caktuara. Sapo formohen, këto radikale tepër aktive fillojnë një aksion zinxhir. Rreziku i tyre më i madh, është kur ato fillojnë të veprojnë me komponentë qelizorë të rëndësishëm si Adn-ja, ose membranat qelizore. Qelizat mund të veprojnë ngadalë ose të vdesin në raste të tilla. Prandaj organizmi ka nevojë të fuqizojë veprimin mbrojtës të qelizave nëpërmjet Vitaminave A (beta-karotene), C, E, etj. Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira duke u dhuruar atyre një nga elektronet e tyre, por vetë antioksidantët nuk shndërrohen në radikale të lira pasi ato janë të qëndrueshme në formën e tyre. Radikalet e lira sjellin edhe rrezikun e shumë sëmundjeve si kancer, sëmundje zemre etj., prandaj është shumë e rëndësishme ta mbrojmë organizmin tonë prej tyre e këtë mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet ushqimeve natyrale.
 

Chlorella, ky super ushqim që shërben për detoksifikim.

A kemi nevojë ne për detoksifikim të organizmit?

Çdo ditë ne dëgjojmë të reja lidhur me ndotjen e ambjentit, ushqimit të përditshëm dhe ambjentit modern që na rrethon në përgjithësi.

Lëndët kimike, metalet e rënda si edhe rrezatimet e pajisjeve moderne, gjenden sot kudo. Pesticidet të cilat gjenden në pjesën më të madhe të perimeve e frutave, ajri dhe uji të ndotura nga kimikatet, fluoridi e klori, si edhe mërkuri nga mbushjet me amalgam të dhëmballëve, të gjitha ndikojnë në organizmin tonë.  Nuk duhet shumë për të kuptuar që jemi të rrezikuar nga të katër anët. Shumë  sëmundje të shtuara vitet e fundit, janë për shkak të mbingarkimit të trupit me toksina.

Ja disa nga sëmundjet që po rriten ndjeshëm në botë:

Alzaimeri
Autizmi
Problemet e dhjamosjes dhe paaftësisë për të tretur ushqimet
Depresioni
Ulja e riprodhimit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt 
Diabeti
Hipertensioni etj etj.

Mërkuri është një metal shumë i rrezikshëm që ndikon direkt në tru, dëmton sistemin qëndror nervor dhe veshkat. Për shkak të mbushjeve të dhëmballëve të gjithë e ndjejmë praninë e mërkurit në organizëm.

Një nga planet më të mëdha që duhet të keni është Detoksifikimi i organizmit. Ushqimet e gjelbra, shëtitjet në dhe sporti në ajër të pastër, duhet të jenë prioritet. Gjenden 100 herë më shumë toksina në dhjamë sesa në gjak (prandaj personat mbipeshë janë ata që kanë më shumë toksina në trupin e tyre). Ulja e peshës, tretja e dhjamit duhet të jetë prioritet për ta pasi kjo do të çojë në largimin e toksinave. Zgjedhja e ushqimeve të duhura (natyrale) dhe një program stërvitor i përditshëm, duhet bërë me kujdes.

Për sa i përket ushqimit, tashmë kemi në dorë një nga  super ushqimet më të fuqishme për të larguar toksinat nga organizmi. Chlorella largon nga organizmi ynë edhe metalet më të rënda.  

Filloni ta përdorni dhe ta shtoni në dietën tuaj të përditshme dhe lodhja, këputja, pafuqia, dhimbjet e kokës, do të reduktohen ndjeshëm.

Si ta përdorim Chlorellën?

Është mirë që ajo të përdoret në mëngjes dhe një nga mënyrat më të mira është përgatitja e një Smoothie. Specialistët këshillojnë atë në fromë pluhuri në vend të kapsulave apo tabletave për arsyen e vetme që këto të fundit kanë edhe përbërje sintetike. Në formë pluhuri, e kombinuar me super ushqime të tjera, ajo do të bëjë vërtet mrekullira. Energjia juaj do të rritet, imuniteti do të forcohet, kështu do të jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e problemet për të cilat folëm më lart. Tretja dhe metabolizmi do të jenë shumë më të mira, nuk do të vuani nga konstipacioni dhe as nga shëndoshja. Do të keni më shumë energji për të përballuar aktivitetin ditor dhe sportet, si edhe më shumë përqëndrim e mirëqënie.

Disa receta të thjeshta Smoothie të cilat mund t'i përgatisim në mëngjes e t'i pijmë esëll:


Receta 1
1 gotë me lëng molle
1 banane
½  filxhan me boronica ose fruta të tjera pylli
1 lugë çaji me chlorella - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije - për ta blerë --> Kliko këtu
Për më tepër sasi proteinike mund të shtoni 1 lugë gjelle me FAROTEINË  - për ta blerë --> Kliko këtu

Përzieji mirë në blender dhe pije.


Receta 2
¾ filxhan me lëng shege
1 lugë çaji me chlorella për ta blerë --> Kliko këtu
1 gotë me qumësht bajamesh (të përgatitur vetë)
1 banane
2 lugë kafeje me vaj LINI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me vaj SINAPI (ose mustarde siç njihet ndryshe) për të shtuar Vitaminën D për ta blerë --> Kliko këtu
Pak ujë ose 2-3 copa akulli 

Përzieji mirë në blender dhe pije.


Receta 3
1 gotë me qumësht kokosi (të përgatitur vetë)
½ filxhan me copa ananasi
1 avokado të vogël
¼ filxhan me kos natyral
4-6 gjethe borzilok ose gjethe menteje
1 lugë çaji me chlorella për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me Fara LINI për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me lëng limoni (e rëndësishme)
Pak mjaltë dhe pak kanellë për ta blerë --> Kliko këtu

 Përzieji mirë në blender dhe pije.


10-15 minuta më pas mund të pini kafenë e mëngjesit.


Në këtë mënyrë trupi dhe organizmi do të jenë më të hidratuara gjatë ditës, më të mbrojtura dhe më rezistente. Një mënyrë e tillë për të filluar ditën të rigjeneron dhe të rinon. Nëse je në moshë të re, do të kesh rini më të zgjatur për më shumë kohë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të qënë i shëndetshëm dhe i fortë. E gjithë kjo mirëqënie do të rrezatojë edhe në aparencën tuaj duke dhuruar lëkurë dhe flokë më të bukur.



Supermodelja e pasarelave Miranda Kerr ka treguar për revistën ''Cosmopolitan'' se sekretet e bukurisë dhe rinisë së saj janë: Joga, Chlorella dhe arra e Kokosit pa të cilat nuk kalon asnjë ditë.






Chlorellë të një cilësie shumë të lartë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore mundësuar nga Firma Arbëria.

Ajo është e Çertifikuar nga ''Organic Food Federation'' dhe është e pajisur me 5 vula çertifikimi të cilat e bëjnë këtë një produkt Super Cilësor. E gjeni vetëm në dyqanin Bimë Mjekësore nën logon Arbëria


Chlorella që ofrohet në dyqanin tonë është e pajisur edhe me të dhënat e kontrolleve laboratorike mjekësore dhe në paketim do të shihni të gjitha vlerat ushqyese dhe kurative që ajo përmban.



Provoni dhe ju recetat e mësipërme dhe na shkruani përshtypjet.

Ju mirëpresim!


Si të interpretojmë për çfarë ka nevojë trupi në çdo neps që kemi

Përgatitur nga: Eneada Stavri

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse keni aq shumë dëshirë për të ngrënë diçka specifike? Edhe pse nepset zakonisht lidhen me shtatzëninë, të gjithë kemi i kemi pasur disa herë. Kjo ndodh, sepse trupi na flet dhe shijet janë një nga gjuhët e tij.
Edhe pse e mendojmë nepsin si një dobësi ndaj ushqimit, ai është një informacion shumë i vlefshëm që trupi po na dërgon. Specialistët tregojnë që krijohet nga mungesa e ushqyesve të domosdoshëm për organizmin; ndaj dhe truri dërgon mesazhe që individi i merr në formën e nepseve. Për këtë, nëpërmjet nepsit është e mundur të njohim si jemi dhe cilat zhbalancime duhet të ekuilibrojmë.

Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese (nepsit), mund të zëvendësoni nepsin tuaj me ushqime të shëndetshme që përmbajnë ushqyesit për të cilët trupi ka realisht nevojë. Nëse mësoni si të dëgjoni këto sinjale dhe t’i interpretoni, mund të kuptoni se çfarë fshihet pas çdo kapriçoje të menjëhershme, ta deshifroni dhe të pyesni veten se çfarë dëshironi për t’u mbajtur i shëndetshëm.



1. Nëse keni neps për çokollatë



 Nëse keni neps për çokollatë ka mundësi të keni mungesë magnezi, kromi ose vitaminat e kompleksit B.

Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm që ndihmon në forcimin dhe ekuilibrimin e sistemit imunitar, parandalon inflamacionin, ndihmon në kontrollimin e ankthit, vepron si qetësues muskular dhe parandalon dobësimin e kockave. 
Kakaoja përmban një sasi të lartë magnezi, si edhe antioksidantët si kalcium, hekur dhe krom. Gjithashtu bën që trupi të prodhojë serotoninë, që funksionon si rregullator i humorit natyral. Për i kombinuar me sheqer dhe miell shndërrohet në një ushqim të dëmshëm. Ndaj, për ta zëvendësuar në mënyrë të shëndetshme mund të zgjidhni fara luledielli ose një banane.


2. Nëse keni neps për bukë

Nëse ndieni se keni dëshirë për të ngrënë bukë, me shumë mundësi trupi juaj po ju informon se ka nevojë për fibra, energji dhe glukozë. 

Provoni të hani në vend të saj një grusht me fruta të thata në vend të bukës.





3. Nëse keni neps për diçka të ëmbël    





Ky neps është një tregues që trupi juaj po kërkon magnez, krom ose ujë

Për ta shuar, përfshini në dietën tuaj frutat që ju pëlqejnë më shumë, dhe për më tepër do ju japin të gjithë ushqyesit për të cilët keni nevojë pa miell, sheqer apo yndyrna. Bananet e gatuar me vanilje, kanellë dhe arrë janë një zëvendësues shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm.
Kini parasysh gjithashtu që, kur konsumoni sheqer të rafinuar ose karbohidrate nivelet e sheqerit në gjak bëhen si bombë, duke gjeneruar një tepricë energjie në kohë shumë të shkurtër dhe edhe pse do ju bëjë të ndiheni mirë në fund do përfundojë i grumbulluar si dhjamë, duke gjeneruar kështu nevojën për ta konsumuar sërish. 

4. Nëse keni neps për ushqime të skuqura 
Nëse keni këtë neps, trupi juaj ka nevojë për yndyrë të shëndetshme ose kalcium. Në vend që t’i përgjigjeni menjëherë me ushqime me sasi të madhe vaji, provoni të konsumoni avokado që përmban të gjithë ushqyesit që trupi po ju kërkon.  


5. Nëse keni neps për diçka të kripur   

Kur trupi kërkon një ushqim të kripur, më e zakonshmja është që i nevojitet ujë dhe natrium, të nevojshëm për të rregulluar presionin arterial dhe për të riekuilibruar sistemin nervor dhe të qarkullimit të gjakut. Përfshini në ushqimin tuaj të radhës, në vend të snacks të paketuar ose ushqimit të shpejtë, perime. Dhe pini shumë ujë!  


Friday, September 25, 2015

Vrasësit e heshtur

KONSERVANTËT - Vrasësit e heshtur të epokës moderne




Ushqimi me konservantë jeton më gjatë. Por, a do të jetoni dhe ju më gjatë?


Çfarë janë konservantët? Ku i gjejmë ato dhe si ndikojnë në shëndetin tonë?

Konservantët janë substanca kimike artificiale të prodhuara nga njeriu, në laboratore mjekësore.
Këto substanca kimike i shtohen ushqimit, ilaçeve farmaceutike, pijeve të ndryshme, pikturave, produkteve kozmetike, drurit, etj.

Konservantët shërbejnë për të ruajtur sa më gjatë konsistencën dhe përbërjen e ushqimit duke e mbrojtur atë nga zhvillimi i mikrooganizmave, nga kërpudhat,  myku, mikrobet apo bakteriet. Njëkohësisht ato shkatërrojnë Vlerat & Vitaminat natyrale të ushqimeve duke mos u lënë atyre asnjë vlerë ushqyese. Pjesa më e madhe e ushqimeve të gatshme, të paketuara e të përpunuara që ne blejmë, përmbajnë konservantë (substanca kimike artificiale).
Konservantët janë shumë të mirë për prodhuesit masivë, gjigandë, pasi ato sigurojnë jetëgjatësi të prodhimeve të tyre masive, por nga ana tjetër ato kanë efekte negative mbi shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit.  

Të gjitha paketimet ushqimore apo kozmetike, e kanë të detyrueshme me ligj të shkruajnë në etiketë nëse produkti përmban konservantë ose jo. Ju duhet të jeni shumë të vëmendshëm në leximin e tyre. Në pjesën më të madhe nuk përmenden aspak emrat e tyre. Në Amerikë, në disa raste ato identifikohen me numra, ndërsa në vende të tjera shkruhet thjesht që produkti përmban koservantë. 

Një mënyrë tjetër për të identifikuar përmbajtjen e konservantëve, është data e gjatë e skadencës.

Ne do të shkruajmë vetëm një listë të vogël të konservantëve kimikë që përmbajnë ushqimet, dhe kjo do t'ju ndihmojë juve të vendosni nëse do të vazhdoni të konsumoni më produkte jetëgjata me konservantë.



Sodium Benzoate
Përdoret për konservimin e turshive, miellit të bardhë, bukës së bardhë, margarinës, pureve të frutave, birrave, etj. Sodium benzoate gjithashtu shtohet tek produket kozmetike si shampot, sapunët, kremërat. Ky është një lloj acidi benzoik që ndalon rritjen e bakterieve tek produktet dhe nuk i lejon ato të shpërbëhen. Qendra në interes të shëndetit publik në Amerikë, thekson se efektet anësore të këtij përbërësi kimik, çojnë në reaksione alergjike dhe astma. E kombinuar me acid absorbik (Vit C) sjell rrezik kanceri ose leuçemie. Sipas  World Health Organization – Organizatës Botërore të shëndetit, konsumimi i madh i këtyre konservantëve dëmton zemrën, mëlçinë, shpretkën, veshkat dhe trurin. Sodium benzoate përmbajnë edhe fishekzjarret.


Konservantë antioksidues
Propyl gallate dhe tert-butylhydroquinone janë antioksidantë artificialë që kanë formën dhe pamjen e pluhurit të bardhë dhe nuk kanë aromë. Ato ruajnë jetëgjatësinë e yndyrnave dhe vajrave të përpunuara. Gjenden në ushqime të përpunuara, vajrat vegjetalë industrialë, majoneza, në pijet energjike, si edhe tek mishi.  Sipas Center for Science in the Public Interest, studimet kanë treguar se këto sjellin një rrezik të madh kanceri. Tert-butylhydroquinone rrit rastet e tumoreve, sipas eksperimeteve që janë bërë tek minjtë. 

Këto lloj konservantësh gjenden edhe tek buzëkuqët, pesticidet dhe çamçakizat të cilët ne i përtypim pa pushim.



Rreziku i Sulfitit (Sodium Bisulfite, Sulfur Dioxide)

Sulfiti gjendet tek frutat e thata (rrushi i thatë, kumbullat e thata etj),  tek vera, patatet e grira në qese, të gatshme e të skuqura, çokollatat, tek ullinjtë, konservat, specat dhe të gjitha ushqimet që serviren me kavanoza apo kanaçe, tek gjërat e pjekura (lloje biskotash etj), ketch up, salcat e gatshme të ndyrshme dhe majoneza. Sulfiti ruan pikërisht ngjyrën e ushqimeve (pra nuk lejon ç'ngjyrosjen e tyre). Sulfiti shkatërron cilësitë e mira të Vitaminës B 1 prandaj u shtohet shumë edhe ushqimeve që përmbajnë këtë Vitaminë. Ky lloj konservanti shkakton irritime lëkure, skuqje, kruarje, puçra - akne, hipertension, dhimbje barku e stomaku, diarre, dhe probleme frymëmarrjeje ose astma. Në Nëntor të 2009'ës në gazetën  "Clinical and Experimental Allergy."  shkruheshin rreziqet që i kanosen shëndetit të njeriut nga sulfiti dhe sulfuri, por U.S. Food and Drug Administration (FDA) vazhdon të lejojë Sulfitin në ushqime duke e listuar atë si të sigurt për shëndetin. Ato mund të shkaktojnë jo vetëm dhimbje koke të zakonshme por edhe shok mendor. 

Dioksidi i sulfurit gjendet edhe në ajër për shkak të mbetjeve nga gazet e shpërthimet vullkanike.



Nitrati dhe Nitriti

Sodium nitrat dhe nitrit janë konservantë që përdoren në prodhimet e mishit. Ato parandalojnë oksidimin e tyre, ruajnë ngjyrën e kuqe si të freskët të tij, dhe ndalojnë rritjen e bakterieve. U.S. Environmental Protection Agency thekson se konsumimi i mishit të gatshëm (të paketuar) që përmban këto lloj konservantësh, është Iidhur rrezikun e kancerit, leuçemisë, tumoreve në tru, dhe tumoret e nasofaringitit. Nitrati dhe nitriti rrisin edhe rrezikun e diabetit, diarresë dhe infeskione të rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët. Mendohuni mirë para se të konsumoni mish të paketuar, sallam, hot dog, salçiçe, peshk të tymosur, apo biftekë të gatshëm të ruajtura në qese. Gatimi i këtyre ushqimeve në temperatura të larta e më pas konsumimi i tyre, rrit rrezikun e kancerave të ndryshëm si; kancer në pankreas, kancer të zorrës së trashë dhe leuçemisë. 
Nitrati dhe nitriti gjenden edhe në plehun e luleve por edhe në motorët e raketave.

BHA, BHT, dhe TBHQ
Gjenden tek patatinat, çamçakizat, karamelet apo bonbonet shumëngjyrëshe të fëmijëve, tek çerealit, gjalpi, bajamet, arrat, lajthitë e qëruara e të paketuara, si dhe snack foods.


Këto kimikate të krijuara sintetikisht në laboratore, i ruajnë vajrat dhe yndyrnat të mos marrin erë të keqe. Këta konservantë kimikë gjenden edhe në ushqimet e kafshëve, kozmetika, prodhime gome, ushqime të gatshme që i serviren njeriut me paketime marramendëse shumëngjyrëshe, si edhe në produkte me petroleum. Nga eksperimentet që  janë bërë me kafshët, këto kanë rezultuar kancerogjene nga Department of Health and Human Services por përsëri Usa dhe disa vende europiane i deklarojnë si të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin. 

Këto që shkruam më lart janë vetëm një pjesë e vogël e konservantëve që gjenden në ushqimet e përditshme që ne bëjmë të gatshme. Lista e tyre është shumë më e gjatë dhe rreziqet apo dëmet e tyre o shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e miliona njerëzve në botë. Konsumimi i përditshëm i tyre po ndryshon pothuajse ADN'në e njerëzimit. ADN'ja po modifikohet vetëm nëpërmjet ushqimit, kozmetikave & ilaçeve. Mijëra sëmundje shfaqen çdo ditë, mijëra fëmijë të sëmurë, mijëra të tjerë lindin të deformuar dhe me probleme shëndetësore të parikuperueshme.

Një pjesë e njerëzve në botë janë ndërgjegjësuar për dëmet e tyre, një pjesë tjetër vazhdojnë njësoj pa e vrarë mendjen. Mjafton të zgjasin dorën në ushqimet e gatshme e të mbarojnë punë për momentin. Por kujdes....

Nëse çdokush do të ndërgjegjësohet dhe do të mendohet mirë para se të blejë sëmundje me paratë e veta, atëherë njerëzimi do të jetë shumë më i shëndetshëm dhe më i përgjegjshëm.



Ja përse  Bimë Mjekësore dhe Firma prodhuese ''Arbëria'' që në fillesat e tyre, kanë sjellë pranë konsumatorit Produkte Bimore, 100% Natyrale, të Cilësisë së PARË.


''ARBËRIA'', e para dhe e vetmja Firmë Prodhuese  e produkteve  Bimore 100% Natyrale dhe e Vajrave Kurativë / Mjekësore me Sistem të Ftohtë, sjell tek ju Prodhime të freskëta javore, pa përmbajtje konservantësh kimikë e sintetikë, pa ngjyrësos apo aromatizues artificialë, pasi të gjitha janë të dëmshme për shëndetin e konsumatorit. Të gjitha Produktet Arbëria, janë të papërpunuara e të patrajtuara kimikisht. Ne nuk ndërhyjmë tek Natyra, ne vetëm e sjellim atë pranë jush, delikate, të freskët dhe me të gjitha vlerat që ajo përmban.


Prandaj afati i sakdencës së produkteve tona është afatshkurtër.

Neve nuk na intereson të ruajmë jetëgjatësinë e produktit e të shkurtojmë jetën e klientit.
Ne duam që ju të përfitoni më të mirën e tyre, maksimumin e freskisë dhe cilësive kurative e mirëmbajtëse, ne duam më të mirën për ju.



Ndërkohë ne ju mësojmë çdo ditë edhe si të qëndroni sa më larg produkteve të dëmshme. 


Faleminderit që na ndiqni çdo ditë!




Friday, September 11, 2015

Mënyra natyrale për të lehtësuar hipertiroidizmin

Material ndihmës nga: Bimë Mjekësore



Këto janë disa këshilla ndihmëse por kurrsesi mos lini pas dore vizitat tek mjeku specialist dhe këshillat e tij mbi ushqimin, regjimin dhe kujdesin e duhur.  Mjeku mund të personalizojë dietën & regjimin e duhur në bazë të analizave individuale.
 
Hipertiroidizmi është një gjendje hiperaktive e gjendrës tiroide. Në raste të tilla gjendra tiroide prodhon sasi të tepruar hormonesh dhe në disa raste kjo gjendje quhet edhe ''thyrotoxicosis''.  Kjo gjendje karakterizohet nga sasi e tepruar e hormonit të tiroides që përçohet në gjak. Gjendra tiroide është një organ shumë kritik në trupin e njeriut. Ai ka formën e futurës dhe është përgjegjës për sekretimin e hormoneve më të rëndësishme (esenciale). Këto hormone kanë rol kyç në të gjithë sistemin fizik përfshi këtu, edhe atë metabolik.

Pa u lodhur me terma dhe fjalë të tepërta, po ju listojmë disa nga ushqimet më të mira që mund të lehtësojnë këtë gjendje, si edhe këshilla të tjera praktike.

Tërshëra.
Tërshëra renditet e para në këtë listë. Një nga drithërat më të mira që ndihmojnë për të tejkaluar lodhjen dhe mbingarkesën e tepruar që shkaktohet pikërisht nga mbiprodhimi i hormonit të tiroides. Tërshëra renditet edhe një nga ushqimet më të mira që shërben si tonik nervor, që në këtë rast është shumë e nevojshme.

Bari i bletës (ndryshe njihet si lemon balm).
Kjo bimë renditet e dyta si ndër më të mirat për të qetësuar gjendjen e hipertiroidizmit. Ekstrakti dhe çaji i kësaj bime, ulin mbiprodhimin e hormonit të tiroides dhe forcojnë iminutetin.

Kalcium dhe Vitaminë D.
Hipertiroidizmi mund të ketë shumë ndikim tek kockat. Nëse nuk e kuroni si duhet ai mund të arrijë deri aty sa të hollojë kockën. Ju duhet të merrni doza të caktuara të Kalciumit dhe Vitaminës D për t'u mbrojtur nga rreziku i ostoporozës.

Dietë e pasur me magnez.
Magnezi luan një rol kyç në trajtimin e këtij problemi dhe në mbajtjen sa më të shëndetshme të gjendrës tiroide. Konsumoni fruta, perime dhe drithëra të cilat janë të pasura me magnez.  Gjeli i detit, Kosi natyral, Lakrat, Spinaqi, Panxhari, Patatja e kuqe, Pjeshkat, Dardhat, Frutat e pyllit, Rozmarina, Mentja, janë shumë të këshillueshme.


 Çfarë të shmangni.

Shmangi ushqimet e përpunuara, sheqerin e bardhë, bukën e bardhë, orizin dhe makaronat e bardha, kafen, alkoolin, ushqimet me bazë gluteni. Këto produkte përkeqësojnë gjendjen duke prekur direkt gjendrën tiroide dhe pankreasin.

Flini mjaftueshëm.
Jepini vetes orët e duhura për të bërë një gjumë të qetë e të mjaftueshëm. Kjo do t'ju ndihmojë të jeni më rezistentë gjatë ditës dhe të mos ndjeni shumë këputje.

Largoni stresin.
Stresi përkeqëson çdo lloj gjendje në këtë botë.  Stresi kronik sjell të gjitha problemet, po ashtu edhe përkeqësimin e gjendjes tiroide.

Bëni ushtrime rregullisht.
Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mbajnë trupin të shëndetshëm.  Sipas këshillave të mjekut tuaj, mund të ndiqni edhe mësime yoga.


Mos u ekspozoni shumë në ambjente të mbingarkuara me toksina / helme. 
Bëni sa më shumë shëtitje në ajër të pastër.
Mos flisni shumë gjatë në telefon pasi dihet që rrezatimi i tyre është i dëmshëm jo vetëm për trurin por edhe për gjendrën tiroide.


Kujdes!
Mos përdorni kurrsesi ilaçe pa këshillën e mjekut specialist.



Wednesday, September 9, 2015

Si të eliminojmë kallot në mënyrë natyrale


Për më shumë informacione vizitoni Faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore


Kallot janë një problem që na prekin pothuajse të gjithëve.
Këpucë të parehatshme apo pak cilësore, lodhje, sforcim dhe endje gjithë ditën, pothuajse askush nuk shpëton prej tyre. Kur ato bëhen konstante e të pandara, sigurisht që sjellin shumë bezdi e pakënaqësi.

Ja disa mënyra si t'i kurojmë kallot me mënyra të thjeshta natyrale.

Si fillim, zhytini këmbët në ujë me kripë ''epsom''. Mbajini 20-30 minuta derisa lëkura të zbutet.
Më pas mundohuni t'i lëmoni me një gur të posaçëm për këtë punë.



Pas kësaj, mund të përdorni edhe një përzirje të kurkumës me aloe vera (direkt nga gjethet e bimës) dhe lëng ananasi. Krijoni një pastë me të tre këta përbërës dhe lyeni vendet ku keni kallo. Kjo e bën më të lehtë largimin e tyre.

Po ashtu edhe lëngu i fikut jeshil është një zbutës shumë i mirë i kallove. 
Vaji i Sinapit (ose Mustardës siç quhet ndryshe) është po ashtu shumë efektiv. Leyni këmbët çdo ditë dhe shpëlajini para se të flini.
Provoni edhe lëngun e papaya's për lyerje të përditshme. Çaji i kamomilit për të zhytur këmbët, thuhet se është po ashtu fantastik për këtë problem.


Nëse keni një gjendje të rënduar dhe asnjëra nga këto nuk funksionon prisni feta limoni, mundësisht me lëkurë të plotë e të trashë, mund të vendosen tek kallot e të mbahen gjithë natën. Në mëngjes aplikoni një pomadë bimore të cilën mund ta porositni tek Bimë Mjekësore.


Friday, September 4, 2015

Total Body Detox

Detoks nëpërmjet lëkurës së trupit.

Material i përgatitur nga:  Bimë Mjekësore


Rigjenerim, çlodhje, detoksifikim.


Për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin pas stinës së nxehtë që sapo kaluam, kemi nevojë për nje detoks të mirë me produkte natyrale. Baza e këtij detoksi janë; Argjila jeshile, Algat e detit dhe Xheli i Aloe Verës (sigurisht ai natyral i marrë direkt nga gjethet e bimës).

Kjo do të bëhet nëpërmjet mbështjelljes së trupit (Body wrap), e cila do të shtojë efikasitetin e këtyre përbërësve për të rigjallëruar trupin.

Argjila Jeshile përbëhet nga copëza të lashta vullkanike me cilësi të thella terapeutike. Ajo ka aftësinë të përthithi papastërtitë, metalet e rënda, kimikatet e të gjitha llojet e toksinave, të cilat fshihen nën lëkurën tonë. Kur përzihet me ujë argjila jeshile çliron mineralet e saj të cilat trupi do t'i përdori më së miri.


Algat e detit (seaweed, chlorella, spirulina) janë purifikuese dhe detoksifikuese natyrale. Ato mirëmbajnë balancën ekologjike të detit dhe, në lëkurën tonë, ato bëjnë pak a shumë të njëtjën gjë - eliminojnë toksinat, helmet e rënda dhe balancojnë strukturën natyrale kimike. Algat konsiderohen si përbërësit më të pasur me Minerale e Vitamina, për të trajtuar problemet e lëkurës. Përveç detoksifikimit nëpërmjet poreve të lëkurës, ato rrisin elasticitetin e saj, e lëmojnë, tonifikojnë dhe balancojnë pH.



Algat janë fantastike për të trajtuar celulitin dhe aknet. Jodina që përmbajnë algat e detit, i bën këto proçese edhe më të lehta. Po ashtu edhe Amino Acidet dhe Kripërat e detit, kanë një rol shumë të rëndësishëm në rinimin dhe rigjenerimin e lëkurës. 

Aloe Vera jep një ndjesi freskie dhe rinimi të menjëhershëm.

Para se të bëni këtë trajtim, bëni patjetër një dush dhe eksfolim (skrab) në të gjithë trupin. Kjo sigurisht që do të ndihmojë lëkurën të përthithi më mirë dhe më efektivisht cilësitë e përbërësve.

RECETA:

1/2 filxhan çaji me argjile jeshile.
1 filxhan çaji me alga deti në formë pluhuri seaweed, chlorella, spirulina. Për të blerë algat Kliko këtu
2 lugë gjelle me kripë deti. 
2 lugë gjelle me ujë të ngrohtë.
1/2 filxhan çaji me xhel aloe vera (të marrë direkt nga gjethet e freskëta).
plastmas kuzhine për të mbështjellë trupin.
peshqir të ngrohtë
disa pika vaj esencial të Livandos, Rozmarinës, Mentes, Eukaliptit apo Sherebelës për më shumë efekt mbi lëkurën dhe efekt Aromaterapie.

UDHËZIMET:

Përzieji mirë të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë kompakte dhe e qëndrueshme.




Aplikojeni maskën në të gjithë trupin. 



Pasi të keni mbaruar me këmbët, bustin dhe krahët, atëherë filloni të mbështillni të gjitha këto pjesë me plastmas e më pas mbulohuni me peshqirin e ngrohtë. Qëndroni shtrirë për 30 minuta. Mund të ndjeni pak kruarje ose acarim por kjo është normale.  Pas 30 minutash bëni një dush të shpejtë dhe hidratoni trupin me një vaj ose krem bimor 100% natyral. Gjatë kësaj kohe mund të pini shumë ujë, lëngje frutash apo smoothie të përgatitur më parë.

REZULTATET:

- Kjo praktikë është shumë relaksuese, e shëndetshme dhe e sigurt.
- Detoksifikon nëpërmjet stimulimit të metabolizmit.
- Tonifikuese.
- Balancon pH e lëkurës së trupit.
- Hollon pjesë specifike të trupit si; belin, barkun, ijët, kofshët. (mos neglizhoni 30 - 60 minuta biçikletë apo ecje në ditë).
- Ky proçes nuk krijon dehidratim.
- Zbut dhe lëmon lëkurën.
- Ndihmon në pakësimin e celulitit (shoqëruar me ushtrime energjike).
- Rigjeneron dhe rinon lëkurën pasi ndihmon në stimulimin e kolagjenit.

KUJDES!

Ky trajtim nuk duhet praktikuar nga:

1. Personat që kanë variçe (pasi mbështjellja dhe nxehtësia nuk i favorizojnë).

2. Personat që vuajnë nga klaustrofobia (nëse keni këtë problem atëherë trajtoni vetëm pjesën e këmbëve, nëse keni celulit).
3. Personat që vuajnë nga tiroidja.
4. Gratë shtazëna.


Të tjerët, provojeni dhe na shkruani përshtypjet tuaja. Ne do t'i mirëpresim :)