Friday, June 26, 2015

Veshjet me mbrojtje UV


Material nga: Bimë Mjekësore

Kanceri i lëkurës është sëmundja më e zakonshme në Amerikë.
Mos kujdesi ndaj diellit që në fëmijeri,  e shfaq këtë sëmundje në moshe të rritur.
1 në 5 amerikanë vuan nga kjo sëmundje.

Mjafton të tregojmë kujdes në veshje dhe në produktet që zgjedhim.
Të përdorim kapele dhe veshje mbrojtëse është e keshillueshme çdo ditë.
Mbrojtja e lëkurës me vajra Bimore Kurative është e detyrueshme.

Veshjet me mbrojtje diellore, jane ato veshje që janë dizenjuar posaçërisht për të bllokuar rrezet ultra violet. Një strukturë specifike me dendësi të caktuar të fibrave siguron një mbrojtje të tillë. Disa copa dhe tekstile, përpunohen mirë me përbërës bllokues UV për të rritur kapacitetin e tyre mbrojtës.

Jo vetem copat dhe tekstilet pore dhe prerjet e ndryshme dizenjohen posacerisht per te na mbrojtur sa me shume nga dielli. Jakat e mbyllura, menget e gjata, pantallonat e gjata dhe kemishat jane modelet e zakonshme e te perditshme qe sherbejne per te na mbrojtur.

Disa lloje tekstilesh me strukture te dendur te fibrave (fijeve) dhe bojera te erreta me te cilat copat lyhen (si p.sh INDIGO) me te cilen lyhen xhinset (Denim) jane keto:

Copat me perqindje perzierjesh  pambuku, linoje dhe perbreje sintetike si; poljester, naylon, spandex, dhe materialet Denim (Xhinsi klasik origjinal).

Disa faktore qe ndikojne ne shtimin ose pakesimin e mbrojtjes jane edhe ngjyra e veshjeve, terheqja (strech) pesha e tyre, lageshtia.
Sa me e rralle te jete dendesia e copes aq me pak na mbron nga rrezet UV. Sa me e shpeshte te jete dendesia (sa me e plote copa) aq me te veshtire e kane rrezet e demshme te depertojne ne lekures.

Sa me e erret ngjyra aq me shume i bllokon rrezet e demshme UV.
Nese veshim rroba te lagura mbrojtja ndaj ketyre rrezeve ulet ne maksimum (pervec Mendafshit dhe materialit Viscose te cilat na mbrojne edhe nese jane te lagura).

Disa studime ne Universitetin e Alberta's ne Kanada, tregojne se sa me te erreta ngjyrat aq me mire eshte per ne.



Mbrojtje te larte ndaj rrezeve UV na sigurojne:

Zn0 Pambuk Viscose
Denim (xhins origjinal) i zi ose blu e errët
Veshje leshi (të përpunuara shumë hollë)
Satin, mëndafsh
100% polyester
Përzierje me  polyester
Pambuk i papërpunuar




Veshje të veçanta për plazh, surf apo sporte e aktivitet të tjera bregdetare.


Mbrojtje te ulet e ndaj rrezeve UV:
Pambuku i përpunuar
Bluzet e thurura
Xhinset e bardha
Rrobat e vjetra te zbardhura

Per te pasur mbrojtje maksimale, mund te veshim bluze ose kemisha te holla me menge te gjata.
Sic thame me lart ngjyrat jane shume te rendesishme. Ngjyrat e lehta e te zbardhura nuk na sigurojne shume mbrojtje. Ne vend te nje bluze te bardhe mund te veshim nje bluze blu ose jeshile te erret te cilat jane shume here me mbrojtese se e bardha.




No comments:

Post a Comment