Friday, December 18, 2015

Trajtimi i flokëve me vaj të ngrohtë


Përse trajtimi me vaj të ngrohtë është më efektiv për rritjen dhe rigjenerimin e flokëve? 


Në foto kemi shpjeguar maskën me vaj kokosi. Njësoj mund të veproni edhe me vajin e bajames apo shea butter, megjithëse mund të zgjidhni edhe vajra të tjerë bimorë në bazë të tipit të flokut tuaj apo problemit përkatës.

Vajrat bimorë janë ushqyesit dhe rigjeneruesit më të mirë të flokëve për arsyen e pamohueshme se ato përmbjanë të gjitha vitaminat & mineralet që  atyre u nevoijten.

Por ka edhe disa sekrete që duhet t'
i kemi parasysh ndërkohë që bëjmë trajtimet. Ngrohja e vajrave para se t'i aplikojmë në flokë, është një sekret i vogël që bën një ndryshim të madh. Kjo është një metodë e përdorur gjerësisht në Indonezi, dhe jo vetëm që është më rezultative për rritjen e flokëve, por të jep edhe një ndjesi relaksuese dhe qetësuese.

Vaji i ngrohtë vepron më mirë për të nxitur mikroqarkullimin, i cili ndikon në rritje më të shpejtë të flokëve.  Masazhi duhet bërë tek rrënjët e tyre pasi janë pikërisht ato që duhet të ushqehen dhe konkretisht vaji i ngrohtë përthithet më mirë nga skalpi (lëkura e kokës). Vaji i ngrohtë ndihmon në hidratim të thellë të flokëve, duke ndihmuar kështu në riparimin dhe rigjenerimin e flokëve të dëmtuar nga faktorë e shkaqe të ndryshme. Kjo metodë ndihmon edhe në trajtimin e skalpit të thatë dhe zbotkhit.
Bëni masazh në skalp por jo më shumë se 5 - 6 minuta. Kaq mjafton për nxitjen e mikroqarkullimit. Mbajini flokët të lyera me vaj për 1 -2 orë para larjes me shampo. Cilët janë vajrat bimorë që durojnë ngrohtësinë dhe ndikojnë më mirë në flokët tuaj?

Vaji i bajameve të ëmbla dhe vaji i lajthisë - durojnë temperaturë mesatare jo nxehtësi. Këto vajra janë të pasura me Vitaminë E, Zink, Potas dhe minerale të tjera.  Masazhi i rregullt me këtë vaj dhuron shkëlqim, vitalitet forcë dhe volum në flokët tuaj.

Vaji i kokosit - duron temperaturë të lartë, mbi mesataren. Ky njihet si hidratuesi dhe balancuesi më i mirë i flokëve. Ky vaj posedon cilësitë më të mira për zbutjen e tyre, krahasuar me vajrat e tjerë. Vaji i kokosit arrin deri në atë pikë sa mbron flokët nga dekolorimi, dhe riparon dëmtimet e tyre prandaj këshillohet gjithmonë një maskë me vaj kokosi para dhe pas dekolorimit të flokëve.

Shea butter - gjalpi shea duron nxhetësi njësoj si vaji i kokosit. Gjalpi shea, kjo mrekulli afrikane, është i vetmi produkt natyral që përmban keratinë – përbërje natyrale e flokëve të njeriut. Shea butter i rikthen flokëve proteinat dhe keratinën e humbur gjatë trajtimeve kimike (bojëra, shampo, balsame), apo gjatë trajtimeve me mjete të nxheta si pjastra e tharëset. Gjalpi shea, rikthen elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur.

Duke aplikuar produktet e përmendura më lart, do të kemi flokë shumë më të shëndetshëm, të bukur e të mëndafshtë.


Vaj bajame, shea butter, vaj kokosi dhe vajra të tjerë bimorë të Cilësisë së Parë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. 


Cilësia e lartë e tyre është shumë e rëndësishme prandaj bëni kujdes në zgjedhjen tyre. Një cilësi e dobët kurrsesi nuk do t'i japë këto efekte në flokët tuaj. 


Bëni kujdes në shpenzimin e parave tuaja.

Adresat tona:

Tiranë - Dyqani Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

Durrës - Ish Soho Lounge (përballë Torres). Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.


Friday, December 11, 2015

Si të bëjmë NUTELLA në shtëpi

Sigurisht që jemi kundër konsumimit të Nutellës së gatshme pasi ka një sërë përbërësish jo të shëndetshëm, kështu që në vend të saj po ju japim një recetë të cilën mund ta përgatisni vetë në shumë pak minuta. Mjafton të blini përbërësit bazë natyralë e të papërpunuara dhe mund të konsumoni sa të dëshironi pa pasur frikë nga pesha apo sëmundje si diabeti etj etj.
Përbërësit që na duhen:

200 – 300 gramë lajthi

1 filxhan kafeje me sheqer të kuq të bluar (jo sheqer të bardhë të përpunuar)

½ filxhan kafeje me kakao pluhur të papërpunuar --> blije këtu
2 lugë gjelle me vaj kokosi të papërpunuar --> blije këtu
1 lugë gjelle me vaj lajthie të papërpunuar -->  blije këtu
1 lugë çaji vanilje natyrale (jo industriale / jo sintetike)

Pak kripë

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 375 gradë Fahrenheit. Vini për të pjekur lajthitë, në një letër alumini, për 12-15 minuta (derisa të marrrin ngjyrë disi të artë). Pasi të piqen hiqini nga furra, lërini të ftohen dhe pastaj hidhini në mixer (grirëse elektrike).

2. Grijini mirë lajthitë e pjekura derisa të shihni që po bëhet si krem.

3. Shtoni atje sheqerin (më parë bluajeni sheqerin e kuq). Shtoni vajin e kokosit & lajthisë, kakaon, vaniljen dhe kripën. Përziejni mirë derisa masa të lidhet e të bëhet kremoze.


4. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni me kapakun të mbyllur mirë. Kjo reziston 1 muaj.
Shijojeni recetën dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)


Thursday, November 19, 2015

Vaj kamomili nëpërmjet infuzit


Si të përgatisim vaj kamomili nëpërmjet infuzit. 

Material nga  Bimë Mjekësore


Vaji i kamomilit ka cilësi shumë të mira qetësuese.

Ai qetëson sistemin nervor prandaj përdoret gjerësisht në Aromaterapi.
Gjithashtu vaji i kamomilit shërben për çlodhje muskulare dhe fizike në tërësi. Një masazh me vaj kamomili do t'ju rigjenerojë dhe do t'ju riktheje energjitë. 


I përzier me vaj Kokosi cilësitë e tij terapeutike shumëfishohen. 

Me të mund të bëni pastrimin e makiazhit, masazh fytyre (në raste acarimesh dhe skuqjesh) dhe masazh trupi para se të flini për të pasur një gjumë më të mirë e të lehtë.

Vajin e kamomilit mund ta përdorni edhe për flokët (para dhe pas dushit). I mban shumë të butë dhe me shkëlqim, plot vitalitet.

Por si ta përgatisim vajin e kamomilit nëpërmjet infuzit?

Ja mënyra:

Si fillim sigurojmë lule kamomili të thara, më pas marrim vaj ulliri të pastër ose vaj bajamesh të ëmbla.


Vaji i bajameve këshillohet më shumë pasi nuk ka aromë të theksuar dhe mund të zbutet fare lehtë nga aroma e luleve të kamomilit. Aroma e luleve të saj do të shërbejë për të dhënë më pas efektin Aromaterapi.

Meqenëse lulet janë të thara, është mirë që vajin e bajames ta ngrohim pak në banjo mari (vaji nuk duhet të nxehet). Në një shishe të gjerë hedhim 1/4 lule kamomili, dhe 3/4 vaj bajamesh. E mbyllim mirë tapën e shishes dhe e ruajmë në një vend të errët e të thatë. E lëmë kështu për 1-2 javë pa harruar ta përziejmë herë pas here.

Pas 1 apo 2 javësh e kullojmë, e ruajmë në një shishe të errët dhe e përdorim për gjërat e mësipërme që shkruam më lart. 


Për të blerë Lule Kamomili, Vaj Bajamesh të ëmbla dhe Vaj Kokosi (Kliko këtu).


Provojeni dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)


Monday, November 16, 2015

Super smooothie


Për informacione të përditshme ndiqni faqen tonë Zyrtare - Bimë Mjekësore.


Kjo foto nga vjen nga Gerta.

Ajo na shkruan:

Përfitoni nga mrekullitë e stinës siç janë luleshtrydhet dhe të bëni një smooothie fantastik. Spinaq, karrota, pak majdanoz, luleshtrydhe të vendit, dhe sigurisht vaj LINI të vendit vetëm nga ''Arbëria'' pasi vetëm ai ka të gjitha vlerat për të cilat ne kemi nevojë.
Sipas mundësisë edhe vaj KOKOSI.


Me këtë smoothie që unë e pi në mëngjes esëll marr të gjitha energjitë që më duhen të paktën deri në drekë. Marr vlera ushqyese, energji, mbroj stomakun, shtoj metabolizmin, oksigjenoj qelizat, forcoj imunitetin, ruaj lekurë të pastër e të shëndetshme, mirembaj dhe flokët.

Receta:

Një dorë luleshtrydhe
1 lugë gjelle me vaj Lini. Cilësinë e parë (
Bleje këtu)
1 lugë gjelle me vaj Kokosi. Cilësinë e parë (Bleje këtu)
Një dorë spinaq
2-3 karrota që qëruara e të prera në copa

Përzieje mirë dhe pije menjëherë.

Unë ju këshilloj të pini të paktën 2 të tilla ne ditë nëse keni një ditë tepër aktive dhe harxhoni shumë energji. Nëse bëni stërvitje kombinoni smoothie me banane, kiwi, fara lini, 2 -3 lugë kokos, e çdo frut që ju pëlqen dhe ju jep energjitë e duhura. 


Na sillni edhe ju recetën tuaj :)


Monday, October 26, 2015

Harta e fytyrës

FYTYRA JUAJ MUND TË TREGOJË PËR SHËNDETIN TUAJ


Material nga: Eneada Stavri.

Ka shkenca si Refleksologjia, që studiojnë hartën e trupit, në funksion të mbaresave nervore të këmbëve. E dini që është e mundur bërja e një harte të fytyrës për të përcaktuar gjendjen e shëndetit tuaj?


Mjekësia tradicionale kineze beson në mënyrë të patundur që fytyra jonë tregon më shumë për trupin sesa mendojmë ne. Mien Shiang do të thotë fjalë për fjalë leximi i fytyrës ose harta e fytyrës.


Sipas kësaj doktrine, çdo zonë e fytyrës përfaqëson një organ në veçanti, të trupit tonë. Kur lindin probleme shëndeti në disa zona, p.sh. në mjekër, kjo na tregon ekzistencën e një të keqeje e cila kërkon zgjidhje.

Çdo ç'ekuilibrim në lëkurën tuaj, si aknet, gropëzimet e lëkurës, ndjeshmëria e saj, inflamacionet, skuqjet, rrudhat dhe njollat (pigmentimi), mund të jetë një tregues i një problemi të nënkuptuar.

1. VESHËT ( PËRFAQËSOJNË PROBLEME NË VESHKA)

Shkaku: Teprimi me kripën, mungesa e ujit dhe teprimi me konsumimin e erëzave dhe konsumi i kafeinës mund të prekë këtë zonë.

Zgjidhja: Pini më shumë ujë dhe ulni konsumin e kafeinës, kripës dhe erëzave.

2. BALLI  (PËRFAQËSON FSHIKËZËN E URINËS, ZEMRËN DHE  ZORRËN E HOLLË)

Shkaku: Ushqimet e yndyrshme çojnë në një sistem tretës të ngadaltë dhe të mbingarkuar. Konsumi i tepërt i alkoolit, fjetja në orët e vona dhe konsumi me tepricë i sheqerit gjithashtu shmang tretjen e duhur dhe shkakton kaos kur bëhet fjalë për të mbajtur shëndetin e lëkurës. Kapelet e ndotura, produkte të shumta për kujdesin e flokëve dhe stresi gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të tilla.

Zgjidhja: Hani ushqime shëndetshme të gjalla, pini shumë ujë sepse ju pastron, shmangni alkoolin dhe mundohuni t’i jepni trupit pushimin dhe gjumin e natës që i duhet.

3. ZONA MES DHE ANASH VETULLAVE  (PËRFAQËSON MËLÇINË)

Shkaku: Ndoshta jeni alergjik ndaj disa ushqimeve, si gruri ose mishi. Gjithashtu mund të tregojë që aparati tretës po punon tej mase shumë dhe nuk po merr pushimin e duhur që i nevojitet.

Zgjidhja: Kur bëhet fjalë për të përmirësuar këtë gjendje shëndetësore, rekomandohen zgjidhjet e mëposhtme: ajër i freskët, qetësi, ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, ushtrime (si joga p.sh.), ecjet e lira dhe meditimi.

4.  ZONA RRETH SYVE (PËRFAQËSON VESHKAT)  

Shkaku: Teprimi me alkoolin dhe duhanin.

Zgjidhja: Shmangni alkoolin, kafeinën dhe pijet me sheqer. Pini shumë ujë. Kontrolloni shpesh nëse jeni mjaftueshëm  i hidratuar. 

5. ZONA E HUNDËS (PËRFAQËSON ZEMRËN)

Shkaku: Fryrje, kapsllëk, mostretje, gazra dhe qarkullimi i keq i gjakut. Gjithashtu edhe presioni arterial i lartë mund të shkaktojë probleme në këtë zonë të fytyrës.

Zgjidhja: Kontrolloni presionin e gjakut për t’u siguruar që është brenda parametrave të pranueshëm. Çaji i gjelbër organik ndihmon në eliminimin e helmeve, por edhe ushtrimet fizike të përditshme në nivel të moderuar ndihmojnë në përmirësimin e këtyre kushteve.

6. PJESA E POSHTME E FYTYRËS (PËRFAQËSON MUSHKËRINË)

Shkaku: Astma, duhan pirja dhe ndotja janë faktorë që ndikojnë këtë zonë. Në këtë zonë gjithashtu mund të bëhen rrathë të zinj.  

Zgjidhja: Sigurohuni të rrini larg nga vendet me ndotje të ajrit, tymi, ndotja etj. mundohuni të qëndroni në vende me shumë oksigjen. Nëse pini duhan mundohuni ta lini atë. E rekomandueshme është gjithashtu aktiviteti fizik në ajër të pastër. Mbani mend të mos konsumoni ushqime pikante dhe të yndyrshme. 

7. FAQET  (PËRFAQËSOJNË MUSHKËRITË DHE STOMAKUN)

Shkaku: Stresi, dietat e pashëndetshme, probleme me stomakun, mostretje, duhan pirja, teprimi me sheqerin ose alergji të mundshme.

Zgjidhja: Duhet të eliminoni disa ushqime nga regjimi juaj ushqimor dhe sigurohuni të përdorni produkte kozmetike natyrale cilësore, të përshtatshme për lëkurën tuaj. Materialet, si p.sh. këllëfët e jastëkut dhe celularët, gjithashtu mund të bëhen shkaktarë. Sigurohuni që çdo gjë që prekni të jetë e pastër.

8. ZONA E GOJËS (PËRFAQËSON ZORRËN)

Shkaku: Një dietë (regjim ushqimor) e pasur me yndyra, sheqer dhe stimuluesit, si kafeina dhe alkooli. Kjo zonë është me e prekura nga ushqimet e stinës.  Edhe ndenjja deri natën vonë zgjuar dhe stresi mund të çojnë në ç'ekuilibrim hormonal.

Zgjidhja: Një dietë për largimin e helmeve do ju ndihmojë të pastroni trupin dhe të mbani ekuilibrin. Hani shumë perime me ngjyrë të errët dhe pini sasi të mëdha uji. Nëse problemet vazhdojnë konsultohuni me mjekun.

9. NOFULLA, MJEKRA, QAFA ( PËRFAQËSOJNË HORMONET, PROBLEMET GJINEKOLOGJIKE) 

Shkaku: Kjo mund të nënkuptojë që trupi juaj po lufton kundër bakterieve, stresit dhe stilit të jetesës ose ndryshimeve në ditë.  

Zgjidhje: Merrni ajër të pastër dhe bëni aktivitet fizik. Joga dhe meditimi gjithashtu ndihmojnë shumë.


Saturday, October 17, 2015

Dieta e dorës


Material nga: Eneada Stavri.


E keni provuar dietën e dorës? –  Forma më e shpejtë dhe e sigurt për të rënë në peshë




Ideja është shumë e thjeshtë, ndoshta kjo është edhe arsyeja që shumë institucione, dietologë dhe shoqata për parandalimin e mbipeshës po e ndjekin këtë metodë. 

Ata që e mbrojnë këtë dietë, publikuar në portalin e “Guard your health”, sigurojnë që aktualisht personat hanë më shumë seç duhet të konsumonin dhe racionet e ushqimeve çdo ditë shtohen në sasi. Shtohet këtu edhe mendësia për ta lënë “pjatën e pastër”… kështu që disa hanë deri në pesë herë më shumë se sasia e rekomanduar.
ZBULONI NJË ALTERNATIVË TJETËR PËR TË KONTROLLUAR PESHËN
Kjo dietë ka të bëjë me përdorimin e duarve tona si udhëzuese për të llogaritur madhësinë e racioneve dhe ka mundësi që kjo sasi të jetë shumë më e vogël se ajo që ju mendoni se duhet të hani. Kështu, pëllëmba e dorës është masa e racionit të proteinave shtazore, një grusht na shërben për të vendosur sasinë e orizit, makaronave dhe drithërave të tjera që duhet të konsumojmë.


  • Perimet: si të gatuara edhe të gjalla, duhet të zënë hapësirën që përfshijnë të dyja duart bashkë në formë tasi.
  • Karbohidratet: ky grup ushqimesh përfshin makaronat, orizin, pataten dhe bukën, dhe sasia që i përkon është sa grushti i mbyllur.
  • Proteinat: kur i referohemi një filetoje mishi apo peshku, duhet ta zgjedhim sa madhësia  e pëllëmbës së dorës, që shkon që nga kyçi i dorës deri te gishtat. Trashësia e filetos duhet të jetë pak a shumë sa e gishtit të vogël.
  • Bishtajoret: përmbajtja ushqyese e tyre dallon për proteina të cilësisë biologjike edhe pse janë një burim i mirë karbohidratesh, ndaj mund ta llogaritni si një kontribut proteinash ose karbohidratesh.
  • Frutat: sa mban një dorë e hapur në formë luge.
  • Djathrat: një copë djathë nuk duhet të jetë më e madhe se madhësia që zënë, si në gjerësi dhe në gjatësi, gishti tregues dhe ai i mesit bashkë.
  • Yndyrnat dhe sheqernat: proporcioni i yndyrnave  (gjalpë dhe vaj) dhe sheqernave duhet të kufizohet në madhësinë e  falangës së parë të gishtit tregues (segmenti i parë ku gishti përthyhet për herë të parë). 
  • Akulloret:  grushti i mbyllur tregon dyfishin e madhësisë që duhet të hani: madhësia e grushtit përgjysmë.
  • Shoqërojini sallatat tuaja me vaj dhe uthull, por të dominojë uthulla në vend të vajit. Një lugë e vogël vaj ka 35 kalori, ndërsa një lugë gjelle 135 kalori. Një lugë e madhe vaj në ditë do i sjellë organizmit 6 kilogramë më tepër në vit. 
 Objektivi i dietës së dorës nuk është dobësimi, por rikuperimi i një ushqyerje të duhur. Por është mëse e kuptueshme që për personat e mësuar të konsumojnë racione të bollshme, aplikimi i kësaj metode të thjeshtë do ketë si pasojë një rënie në peshë. E thënë me pak fjalë: Zgjidhjen e kemi në pëllëmbë të dorës ;)



Thursday, October 15, 2015

Karamele kundër kollës dhe fytit


Bimë Mjekësore gjithmonë sjell për ju informacionet më të veçanta dhe praktike.

Kësaj radhe po ju mësojmë si të bëni vetë karamele kundër kollës dhe fytit të acaruar. Këto janë mbi të gjitha shumë të përtshtatshme për fëmijë të cilët e dimë sa shumë i urrejnë shurupërat, çarjat apo mjaltin, nëse ua jep ashtu siç janë.  Ja si t'i bëni të ndërrojnë mendje.

Këtë gjë mund ta bëni të gjitha pa përjasjtim në shtëpi me shpenzimet e zakonshme.


Receta:

1 filxhan kafeje me sheqer të kuq (jo të bardhë)
3/4 filxhan me mjalt organik
1/4 ujë ose çaj (çfarëdolloji çaji që është i mirë kundër gripit/kollës/ftohjes: xhinxher, gjethe delli etj).
1 lugë gjelle me vaj kokosi (e gjeni tek Bimë Mjekësore)

Shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, pak kanellë, xhinxher të grirë imët. 

Në fund fare shtoni 5  pika vaj esencial menteje, eukalipti ose rigoni. 

Përgatitja:

Si fillim në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin me ujin / çajin dhe mjaltin. Vëreni në ngrohëse shumë të avashtë (duhet shumë kujdes me ngrohtësinë pasi mjalti në nxehtësi i humbet vlerat).

Gjithashtu kujdesuni që sheqeri të tretet mirë dhe e gjithë masa të bëhet kompakte. sapo ta shihni që e keni arritur këtë, hiqeni nga zjarri. Pasi ta keni hequrnga zjarri shtoni limonin, xhinxherin dhe pikat e vajit esencial.

Nëse doni t'i jepni formën e lëpirëses atëherë hidhni masa të vogla me lugë kafeje, në peceta të tilla letre. 

Vendosini një shkop kur ajo të jetë ende e butë e më pas lëreni të ngrijë plotësisht.


Nëse doni t'i jepni formën e karameleve, hidhni masa të vogla në ngrirëse të tilla akulli. Vendosini tek ngrirja për disa minuta e më pas nxirrni nga format. 

Kështu do të jenë të pranueshme jo vetëm për fëmijët por edhe praktike për të rriturit. 
Mund t'i marim me vete në shkollë ose punë e t'i konsumojmë sa herë që duam. 



Provojini dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)

Wednesday, September 30, 2015

Chlorella - Alga magjike që po çudit studjuesit

Chlorella - phylum Chlorophyta

Çfarë është chlorella, çfarë të mirash sjell ajo në organizmin dhe trupin tonë?

Material shkencor përzgjedhur dhe përkthyer nga: Bimë Mjekësore




Chorella është Algë njëqelizore e veçantë, në ngjyrë të gjelbër. Chlorella përmban pigmentin e gjelbër fotosintetik – Klorofilin – a dhe b, në kloroplastin e tij. Nëpërmjet fotosintezës ajo shumohet lehtësisht dhe me shpejtësi, duke pasur nevojë vetëm për dioksid karboni, ujë, dritën e diellit dhe disa minerale.  

Chlorella është një ushqim tepër i fuqishëm pasi është i pasur me Proteina dhe Vlera të tjera esenciale. Kur gjethet e saj thahen, vlerat e saj ushqyese shndërrohen në:  45% Proteinë, 20% yndyrë (yndyrë natyrale esenciale e dobishme dhe e vlefshme për organizmin), 20% karbohidrate, 5% fibra dhe 10% Minerale dhe Vitamina të cilat janë:

Beta-karotene (Vitaminë A), 
Vitaminat B Kompleks Vit B1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin ose nicotinic acid), B5 (Pantothenic acid), B6 (pyridoxine, pyridoxal, pyridoxamine), B7 (biotin), B9 (
acid folic), B12 (cyanocobalamin ose methylcobalamin), si edhe Mineralet; Hekur, Magnez, Zink, Selen dhe Amino Acide shumë të nevojshme për mirëqënien tonë. 

Ja pse ai quhet një Ushqim Perfekt dhe i lakmuar ose më saktë Super Ushqim.

Chlorella u zbulua në 1890-ën nga një mikrobiolog Hollandez, e më pas u studjua nga shkencëtarët gjermanë dhe u vlerësua si një burim i fuqishëm Proteinash. Pas luftës së dytë botërore NASA vazhdoi studimet lidhur me vlerat e saj dhe e vlerësoi atë si një ushqim të rëndësishëm për astronautët.

Aktualisht ende po çudit të gjithë studjuesit e botës për vlerat që mbart dhe të mirat e dobitë që sjell. Në Angli përdoret për të ndihmuar të sëmurët me kancer. Ndërkohë për njerëzit e shëndetshëm është një parandalues shumë i mirë sëmundjesh dhe fuqizues i organizmit. Nadia Brydon, terapiste në një qendër të grave të sëmura me kancer, shkruan: ''Shumë prej nesh konsumojnë ushqim të shpejtë të dendur me kalori boshe dhe me mungesa vlerash ushqyese. Dhe nuk është çudi që të jemi gjithë kohën të pafuqishëm, të lodhur e të sëmurë''. Nadia Brydon e konsideron chlorellën si një ushqim tepër të rëndësishëm e të domosdoshëm për mirëqënien shëndetësore.

Chlorella është një burim i shkëlqyer i magnezit.

Magnezi është një nga Antidepresantët natyralë që na ndihmon të luftojmë stresin. Ai është i përfshirë në 300 ''detyra'' të organizmit tonë. Magnezi ruan mirëfunksionimin e zemrës, muskujve, nervave dhe kockave.  Ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak, hipertensionit, dhe përfshihet në shndërrimin e sheqerit në energji dhe proteinë. Mënyra më e mirë për të përfituar magnezin është nëpërmjet klorofilit i cili gjendet tek perimet dhe algat e gjelbra, dhe chlorella ka mjaftueshëm prej saj, thekson Nadia Brydon.

Eksperimentet kanë vërtetuar se ajo shton probiotikët (bakteriet e mira),  muret e saj qelizore përthithin toksinat nga sistemi gastro-intestinal dhe inkurajon relaksimin e muskujve të zorrëve duke parandaluar kështu konstipacionin. Në të njëjtën kohë parandalon edhe depërtimin e toksinave në gjak (pra nuk lejon që gjaku të përthithi përsëri toksina).

Por jo vetëm Mjekësia Alternative i mbështet cilësitë e kësaj Alge çudibërëse.
Prof. Randall Merchant, Profesor i Neurokirurgjisë dhe Anatomisë, në Universitetin  e Commonwealth-it në Virginia, është përfshirë në studimet e tumoreve të trurit, pasojave nga traumat psiqike dhe hemoragjive cerebrale. Në  1986-ën, ai filloi kërkimet dhe studimet laboratorike për të vërtetuar nëse Chlorella vërtet rriste imunitetin tek pacientët e prekur nga sëmundjet e lartpërmendura.
"Magjepsëse," është mënyra sesi ai i shpjegon rezultatet. Unë nuk i bëja tumoret të zhdukeshin nga truri, pra unë nuk kuroja kancerin, por ajo (chlorella) rriste imunitetin e pacientëve e kështu i bënte më rezistentë ndaj infeksioneve të mundshme.  Që atëherë, Prof. Merchant vazhdon studimet dhe ka vërtetuar që Chlorella ndihmon në sëmundjet dhe problemet kronike si; fibromialgjia (lloj reumatizme), koliti ulçeroz, përmirëson tretjen e ushqimit dhe ul masat dhjamore, parandalon ftohjet, dhe kontrollon hipertensionin. Në provat e para që bëri me pacientët, rezultoi një qetësi e menjëhershme e disave prej tyre. Lidhur me hipertensionin rezultati ishte më i thellë. Rreth 50% e tyre, tensioni u ul në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu, në vitin 2008 ai vërtetoi se chlorella ul edhe nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Pra ai kontrollon mrekullisht mirë edhe diabetin.

Chlorella ka cilësi Antioksidative (antiplakje)

Ajo përmban Beta-karotene (Vitaminë A), E , C, K, Zink dhe Selen të cilat veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet e radikaleve të lira. Radikalet e lira janë molekula ose atome të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakje duke ''vjedhur'' elektrone nga qelizat me të cilat vihen në kontakt. Ato formohen kur oksigjeni ndërvepron me molekula të caktuara. Sapo formohen, këto radikale tepër aktive fillojnë një aksion zinxhir. Rreziku i tyre më i madh, është kur ato fillojnë të veprojnë me komponentë qelizorë të rëndësishëm si Adn-ja, ose membranat qelizore. Qelizat mund të veprojnë ngadalë ose të vdesin në raste të tilla. Prandaj organizmi ka nevojë të fuqizojë veprimin mbrojtës të qelizave nëpërmjet Vitaminave A (beta-karotene), C, E, etj. Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira duke u dhuruar atyre një nga elektronet e tyre, por vetë antioksidantët nuk shndërrohen në radikale të lira pasi ato janë të qëndrueshme në formën e tyre. Radikalet e lira sjellin edhe rrezikun e shumë sëmundjeve si kancer, sëmundje zemre etj., prandaj është shumë e rëndësishme ta mbrojmë organizmin tonë prej tyre e këtë mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet ushqimeve natyrale.
 

Chlorella, ky super ushqim që shërben për detoksifikim.

A kemi nevojë ne për detoksifikim të organizmit?

Çdo ditë ne dëgjojmë të reja lidhur me ndotjen e ambjentit, ushqimit të përditshëm dhe ambjentit modern që na rrethon në përgjithësi.

Lëndët kimike, metalet e rënda si edhe rrezatimet e pajisjeve moderne, gjenden sot kudo. Pesticidet të cilat gjenden në pjesën më të madhe të perimeve e frutave, ajri dhe uji të ndotura nga kimikatet, fluoridi e klori, si edhe mërkuri nga mbushjet me amalgam të dhëmballëve, të gjitha ndikojnë në organizmin tonë.  Nuk duhet shumë për të kuptuar që jemi të rrezikuar nga të katër anët. Shumë  sëmundje të shtuara vitet e fundit, janë për shkak të mbingarkimit të trupit me toksina.

Ja disa nga sëmundjet që po rriten ndjeshëm në botë:

Alzaimeri
Autizmi
Problemet e dhjamosjes dhe paaftësisë për të tretur ushqimet
Depresioni
Ulja e riprodhimit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt 
Diabeti
Hipertensioni etj etj.

Mërkuri është një metal shumë i rrezikshëm që ndikon direkt në tru, dëmton sistemin qëndror nervor dhe veshkat. Për shkak të mbushjeve të dhëmballëve të gjithë e ndjejmë praninë e mërkurit në organizëm.

Një nga planet më të mëdha që duhet të keni është Detoksifikimi i organizmit. Ushqimet e gjelbra, shëtitjet në dhe sporti në ajër të pastër, duhet të jenë prioritet. Gjenden 100 herë më shumë toksina në dhjamë sesa në gjak (prandaj personat mbipeshë janë ata që kanë më shumë toksina në trupin e tyre). Ulja e peshës, tretja e dhjamit duhet të jetë prioritet për ta pasi kjo do të çojë në largimin e toksinave. Zgjedhja e ushqimeve të duhura (natyrale) dhe një program stërvitor i përditshëm, duhet bërë me kujdes.

Për sa i përket ushqimit, tashmë kemi në dorë një nga  super ushqimet më të fuqishme për të larguar toksinat nga organizmi. Chlorella largon nga organizmi ynë edhe metalet më të rënda.  

Filloni ta përdorni dhe ta shtoni në dietën tuaj të përditshme dhe lodhja, këputja, pafuqia, dhimbjet e kokës, do të reduktohen ndjeshëm.

Si ta përdorim Chlorellën?

Është mirë që ajo të përdoret në mëngjes dhe një nga mënyrat më të mira është përgatitja e një Smoothie. Specialistët këshillojnë atë në fromë pluhuri në vend të kapsulave apo tabletave për arsyen e vetme që këto të fundit kanë edhe përbërje sintetike. Në formë pluhuri, e kombinuar me super ushqime të tjera, ajo do të bëjë vërtet mrekullira. Energjia juaj do të rritet, imuniteti do të forcohet, kështu do të jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e problemet për të cilat folëm më lart. Tretja dhe metabolizmi do të jenë shumë më të mira, nuk do të vuani nga konstipacioni dhe as nga shëndoshja. Do të keni më shumë energji për të përballuar aktivitetin ditor dhe sportet, si edhe më shumë përqëndrim e mirëqënie.

Disa receta të thjeshta Smoothie të cilat mund t'i përgatisim në mëngjes e t'i pijmë esëll:


Receta 1
1 gotë me lëng molle
1 banane
½  filxhan me boronica ose fruta të tjera pylli
1 lugë çaji me chlorella - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije - për ta blerë --> Kliko këtu
Për më tepër sasi proteinike mund të shtoni 1 lugë gjelle me FAROTEINË  - për ta blerë --> Kliko këtu

Përzieji mirë në blender dhe pije.


Receta 2
¾ filxhan me lëng shege
1 lugë çaji me chlorella për ta blerë --> Kliko këtu
1 gotë me qumësht bajamesh (të përgatitur vetë)
1 banane
2 lugë kafeje me vaj LINI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me vaj SINAPI (ose mustarde siç njihet ndryshe) për të shtuar Vitaminën D për ta blerë --> Kliko këtu
Pak ujë ose 2-3 copa akulli 

Përzieji mirë në blender dhe pije.


Receta 3
1 gotë me qumësht kokosi (të përgatitur vetë)
½ filxhan me copa ananasi
1 avokado të vogël
¼ filxhan me kos natyral
4-6 gjethe borzilok ose gjethe menteje
1 lugë çaji me chlorella për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me Fara LINI për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera ushqyese dhe shije për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me lëng limoni (e rëndësishme)
Pak mjaltë dhe pak kanellë për ta blerë --> Kliko këtu

 Përzieji mirë në blender dhe pije.


10-15 minuta më pas mund të pini kafenë e mëngjesit.


Në këtë mënyrë trupi dhe organizmi do të jenë më të hidratuara gjatë ditës, më të mbrojtura dhe më rezistente. Një mënyrë e tillë për të filluar ditën të rigjeneron dhe të rinon. Nëse je në moshë të re, do të kesh rini më të zgjatur për më shumë kohë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të qënë i shëndetshëm dhe i fortë. E gjithë kjo mirëqënie do të rrezatojë edhe në aparencën tuaj duke dhuruar lëkurë dhe flokë më të bukur.



Supermodelja e pasarelave Miranda Kerr ka treguar për revistën ''Cosmopolitan'' se sekretet e bukurisë dhe rinisë së saj janë: Joga, Chlorella dhe arra e Kokosit pa të cilat nuk kalon asnjë ditë.






Chlorellë të një cilësie shumë të lartë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore mundësuar nga Firma Arbëria.

Ajo është e Çertifikuar nga ''Organic Food Federation'' dhe është e pajisur me 5 vula çertifikimi të cilat e bëjnë këtë një produkt Super Cilësor. E gjeni vetëm në dyqanin Bimë Mjekësore nën logon Arbëria


Chlorella që ofrohet në dyqanin tonë është e pajisur edhe me të dhënat e kontrolleve laboratorike mjekësore dhe në paketim do të shihni të gjitha vlerat ushqyese dhe kurative që ajo përmban.



Provoni dhe ju recetat e mësipërme dhe na shkruani përshtypjet.

Ju mirëpresim!