Wednesday, October 29, 2014

Si të pastrojmë sobën me uthull molle dhe sodë buke

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore


Shpesh e kemi theksuar që detergjentët e ndryshëm për larjen e orendive apo pajisjeve shtëpiake janë shumë të dëmshme për shkak të kimikateve të fuqishme që përmbajnë. Jeta e amvisave shkurtohet mesatarisht 2 vjet vetëm për shkak të tyre.

Ne mund t'i zëvendësojmë përfundimisht këta detergjentë që për më tepër janë edhe të shtrenjtë. Je se si.



Për të pastruar sobën, furrën, xhamat e dritareve, pllakat, dhe çdo lloj sipërfaqe tjetër vetëm me sodë buke të zakonshme dhe uthull molle. Shihni figurat.


Fig. 1 Soba është e papastër, të fillojmë ta pastrojmë. 



Fig. 2 Mbulojmë me sodë buke  të gjithë sipërfaqen që duam të pastrojmë.


Fig. 3 Mbi shtresën e sodës sprucojmë me kujdes uthull molle. 
Siç e shihni në figurë ajo fillon të shkumëzojë.


Fig 4. Pasi të kemi veshur doreza plastike, marrim një sfungjer dhe fillojmë të pastrojmë sipërfaqen e sobës (2-5 minuta pasi të kemi sprucuar uthullën e mollës mbi sodën).


Fig. 5 Rezultati siç e shihni do të jetë fantastik.


Me këtë mënyrë mund të pastroni edhe furrën sado e ndotur të jetë ajo.

Provojeni dhe na shkruani :)

No comments:

Post a Comment