Tuesday, October 21, 2014

Çaji jeshil për flokët

Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko: Bimë Mjekësore


Çaj jeshil paketuar nga Firma Prodhuese 'ARBËRIA'.
50 gramë - 150 lekë të reja. Bimë Mjekësore 30 metra mbi Pazarin e ri (mbi qendrën Stefan) përballë me Eurodenta. 
ÇAJI JESHIL PËR FLOKËT

Çaji jeshil është burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe ja pse është ekstremisht i mirë për shëndetin.  Çaji jeshil është shumë i dobishëm edhe për flokët dhe lëkurën.  Ai zbut gjendjen e zbokthit, ekzemës, dhe irritime të tjera të skalpit. Është një mënyrë shumë e mirë dhe jo e shtrenjtë për ta pëdorur për flokët. Ja se si mund ta përdorim për t’i mirëmbajtur ato:


Shpëlarje flokësh –  Ju mund ta përdorni për shpëlarjen e fundit të tyre, për t’u dhënë shkëlqim dhe butësi. Në një enë hidhni 2 - 3 filxhanë të mëdhenj me ujë të valuar të hequr nga zjarri, më pas hidhni 1 - 2 lugë gjelle me çaj jeshil dhe lëreni ashtu derisa të ftohet. Këtë çaj përdoreni për të shpëlarë flokët dhe për të masazhuar skalpin.  Stimulon rritjen e flokëve, redukton rënien, gjithashtu parandalon zbokthin dhe probleme të tjera të skalpit. Kjo do të shtojë edhe volumin e flokëve tuaj.

Pakësoni zbokthin:  Hidhni një filxhan çaji me ujë në një tenxhere dhe valojeni.  Më pas shtoni gjethet e çajit jeshil (2 lugë gjelle), lëkurat e një limoni dhe 3-4 lugë gjelle me vaj kokosi. Valojeni këtë përzierje për 2 minuta dhe pasi ta hiqni nga zjarri  lëreni të mbuluar derisa të ftohet.  Këtë përzierje aplikojeni ne skalp me masazh dhe lëreni për 45 minuta. Më pas lani flokët me shampo, e nëse dëshironi bëjeni shpëlarjen e fundit përsëri me çaj jeshil.  Bëjeni 3-4 herë në muaj ose sipas nevojës suaj.

Krem/Balsam për flokët:  Në një enë ku të keni hedhur 1 filxhan çaji me ujë të valuar, shtoni 3-4 lugë gjelle me çaj jeshil. Më pas shtoni edhe 1 lugë gjelle me vaj kokosi dhe një lugë gjelle me mjaltë.  Përzieje mire dhe aplikoje që nga rrënja deri tek majat.  Mbaje 30 minuta. Ky është një zbutës shumë i mirë flokësh, e hidraton flokun në thellësi, jep shkëlqim dhe butësi, por edhe parandalon rënien e flokëve.

Për të stimuluar rritjen e shpejtë të flokëve:  Rrihni një vezë me 2 lugë gjelle çaj të fortë.  Aplikoje këtë përzierje në flokë dhe mbaje 30 minuta. Shpëlaji mirë me ujë të bollshëm më pas laji me shampo.  Aplikoje këtë maskë 3 ose 4 herë në javë për të forcuar flokët dhe për të shpejtuar rritjen e tyre. 

No comments:

Post a Comment